English

Ledesma është objektivi i merkatos së janarit për shumë klube

Itali, 23 Dhjetor NOA - Pasi është zgjidhur çështja e maqedonasit Goran Pandev tashmë Lazio është duke parë dhe ofertat në adresën e lojtarit të tyre Ledesma. Ky lojtar kërkohet nga shumë klube evropiane si dhe nga ato italiane por në garë për të më shumë nga të gjithë ekipet e tjerë është Juventus dhe Napoli.

Lottito është në pritje të ofertave reale për lojtarin ku e para është Juventus e cila për Ledesmën ofron 4 deri në 5 milionë euro dhe një shkëmbim të një lojtari ku përmenden Molinaro ose Tiago të cilët mund të shkojnë tek Lazio në formë huaje.

Ndërsa për sa i përket Napolit  ata janë në pritje dhe po mendohen të blejnë një ofertë që të bien dakord të dyja palët.

Duke parë dhe dëshirën e ekipit napolitan për të marrë pjesë në kupat e Evropës ata mund të arrijnë një marrëveshje të tillë për të bërë Ledesmën pjesë të ekipit.

r.b/NOA

KOMENTE