English

Lezhë, prag tragjedie, përplasen 5 makina, plagosen 4 persona

Lezhë, 24 dhjetor NOA - Katër të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në të cilin u përfshinë pesë automjete.

Aksidenti që për pak rrezikoi të shkaktonte një tragjedi ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Kthesa e Blinishtit.

Pesë automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e katër personave të cilët u transportuan në spitalin e Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i një prej makinave që ka sjellë më pas përplasjen e automjeteve të tjera.

k.k/NOA

KOMENTE