English

Topalli: Në janar, opozita të vijë në Kuvend. Këtë sesion pa të miratuam 70 ligje

Tiranë, 24 dhjetor, NOA - "Opozita e ka vendin në parlament dhe roli i saj është shumë i shenjtë, ndaj i bëj ftesë kryesocialistët Rama që t'i dërgojë në janar deputetit e grupit kuvendor socialist".

Me këto fjalë është drejtuar në përshëndetjen e fundvitit kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka pohuar se gjatë këtij sesioni parlamentar pa opozitën të pranishme në Kuvend 70 ligje, të cilat përkojnë me 70 % më shumë të sasisë së ligjeve të miratuara në sesionin e kaluar.

"Opozita është një mision i jashtëzakonshëm moral. Gatantoj deputetët e opozitës se do të kenë hapësirat e duhura në parlament prandaj i ftoj që të vijnë në janar. Ata do të kenë gjithë mundësitë për të kryer misionin e tyre opozitar", ka pohuar Topalli lidhur me këtë çështje.

Ndër të tjera, ajo ka raportuar se axhenda e Kuvendit në këtë sesion ishte edhe më intensive se më parë dhe se deputetët kanë marrë angazhimin për çuarjen para të reformave. Â

Sikundër ka thënë se axhenda e diplomacisë gjatë këtij sesioni parlamentar njohu shumë vizita, ku konkretisht tha se e kanë vizituar Shqipërinë 18 delegacione parlamentare nga mbarë bota.

"Gjatë këtij sesioni janë miratuar 70 ligje dhe janë zhvilluar 169 sesione parlamentare. Miratuam ligje të rëndësishme, si ai antimafia, i transportit etj", tha ajo më pas lidhur me punën e kryer nga Kuvendi gjatë këtij sesioni parlamentar.

n.e/NOA

KOMENTE