Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Formula 1, Shumacher është piloti i ri i Mercedes
English

Formula 1, Shumacher është piloti i ri i Mercedes

Tiranë, 25 Dhjetor NOA - Tashmë është bërë dhe zyrtarizimi për pilotin Gjerman Michael Schumacher i cili vitin e ardhshëm do të kthehet në Formula 1 dhe do të garojë për Mercedes.

Deklarimi i kësaj u dha nga vetë skuderia gjermane e cila bëri zyrtare sot lidhjen e kontratës për Michael Schumacher dhe deklaroi se shoku i tij i skuadrës do të jetë bashkatdhetari i tij Nico Rosberg. Skuadra do të drejtohet nga Ross Braën i cili ka punuar shumë me Schumacher dhe me të gjermani ka fituar 5 tituj kampion.

Shumi ka firmosur me Mercedes një kontratë një vjeçare nga e cila do të ketë një fitim të ardhurash prej 7 milion eurosh.

"Pas tre vjetësh mungesë tani kam sërish energjitë e duhura për të garuar dhe do të luftoj për të fituar titullin kampion", - kanë qenë fjalët e para të gjermanit në këtë aventurë të re në skuderinë e Mercedes.

Me sa duket dhe problemet me qafën që u shfaqën për gjermanin kur kërkoi të zëvendësonte Felipe Massën tek Ferrari janë zhdukur dhe gjendja e tij është optimale për të filluar një sezon fantastik në Formula 1.

r.b/OA

KOMENTE