Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në burgjet e Maqedonisë kushte çnjerëzore, shkelen të drejtat
English

Në burgjet e Maqedonisë kushte çnjerëzore, shkelen të drejtat

Shkup, 25 dhjetor, NOA - Familjarët e të burgosurve në këtë dimër të fortë ngrejnë alarmin për kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit. Ata ankohen sidomos për të paraburgosurit, rastet e të cilëve zvarriten me muaj, duke tejkaluar limitet kohore të procedurave të paraburgimit. Organizatat ndërkombëtare dhe vendore për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin për kushtet mizore që janë të pranishme në burgjet e Maqedonisë dhe trajtimin që u bëhet të burgosurve.

Familja Qerimi nga fshati Opajë të Kumanovës është tejmase e shqetësuar nga fakti se për 14 muaj anëtari më i ngushtë i tyre, Rexhail Qerimi mbahet pafajsishtë në paraburgim në kushte katastrofike në burgun e Shutkës, i cili është i akuzuar për vrasjen e pjestarit të policit "Alfa" në Shkup në nëntor të vitit të kaluar.

"U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë që ti dalin në ndihmë vëllait tonë që po mbahen padrejtësisht në burgjet maqedonase në kushte katastrofike. Gjashtë veta banojnë në një dhomë dhe flenë në beton në kushte çnjerëzore. Rexhaili disa herë ka bërë kërkesë për takim me OSBE dhe Avokatin e popullit, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje. Sigurisht kërkesat e tij janë hedhur në shportë", theksoi për agjencinë e lajmeve INA Jetullai, vëllau i Rexhailit. Ish-avokati dhe zyrtari aktual në Ministrinë e Drejtësisë, Numan Limani ka theksuar se me automatizëm duhet të lirohen të paraburgosurit, në rast se brenda një periudhë të caktuar nuk sigurohen argumente për veprën e caktuar. "Është e padrejtë ligjore të mbahen njerëzit në paraburgim, nëse në afat të shkurtër nuk sigurohen argumente dhe personat e caktuar të dënohen.

Nëse kalon procesi i hetimeve mbi një vit dhe nuk ka aktakuzë, atëherë me automatizëm duhet të ndërpritet paraburgimi", ka theksuar Limani. Reagimet pasojnë edhe për të burgosurit e Sopotit dhe ata të Brodecit, që gjithashtu apelojnë për përsëritjen e procedurave gjyqësore, për shkak të pafajësisë së tyre. Avokatët dhe ekspertët e drejtësisë kanë kritikuar edhe komisionin anketues për Sopotin, i cili nuk punon sa duhet dhe me qëllim krijohen mosmarrëveshje politike. "Ideja është që të shtyhet procedura rreth të dënuarëve të Sopotit. Andaj njëherë e përgjithmonë duhet të lëmë anash formimin e komisioneve të tilla politike, sepse ato nuk zgjidhin asnjë problem", ka theksuar ish-avokati Limani.

Problemet me procedurat gjyqësore si dhe trajtimet e paligjshme nga procedurat e paraburgimit janë alarmuar edhe nga organizatat relevante ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, BE por edhe organizata tjera. Komiteti i Këshillit të Evropës ka raportuar për gjendjen e vështirë në burgjet e Maqedonisë, mosrespektim të procedurave gjyqësore si dhe praninë e torturës.

NOA-INA

Â

KOMENTE