English

Pas Lippit, Juventusi qarkullon emrin e Scolarit si trajneri i ri

Torino, 25 dhjetor, NOA - Braziliani i njohur Luiz Felipe Scolari pritet që të bëhet trajneri i ardhshëm i skuadrës së Juventusit. Një fakt të tillë e kanë bërë të ditur mediat sportive së fundmi, sipas të cilave italianët po bëjnë ç'është e mundur që brazilianin ta bëjnë për vete e ta vënë në vend të trajnerit aktual Ciro Ferrara.

Scolari, aktualisht është duke drejtuar skuadrën nga Uzbekistani, Budnyodkor.

Ndërkaq, disa ditë më parë u përfol lajmi se përfundimit të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010", trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, do t'i kthehet drejtimit të ekipit të Juventusit, një fakt i tillë është hedhur poshtë në mënyrë kategorike prej tij.

"Nuk di se çfarë do të bëj pas Kupës Botërore. Kam thënë miliarda herë se nuk do të rikthehem në Juventus, as si trajner, as si drejtor teknik", ka thënë Lippi lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE