Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avioni me bombë, SHBA: Komplot terrorist në ditën e Krishtlindjeve
English

Avioni me bombë, SHBA: Komplot terrorist në ditën e Krishtlindjeve

Uashington, 26 Dhjetor NOA - Autoritetet amerikane u shprehën sot se avioni me bombë ishte një atentat i mirëfilltë terrorist në ditën e Krishtlindjeve dhe konfirmuan se kanë ndaluar një qytetar nigerian me akuzën se synonte të hidhte në erë aeroplanin me pasagjerë që udhëtonte në Shtetet e Bashkuara nga Evropa.

Dëshmitë

Dëshmitarët thonë se i dyshuari u bllokua nga pasagjerët e tjerë, derisa përpiqej t'i vinte flakën një materiali shpërthyes. Incidenti ka ndodhur në kohën që aeroplani i afrohej Detroitit. I dyshuari ka marrë plagë të rënda nga djegia.

Obama

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për një komplot terrorist në ditën e Krishtlindjeve. Presidenti Obama ka urdhëruar rritjen e masave të sigurisë për kompanitë ajrore amerikane.

"Presidenti Barack Obama ka urdhëruar shtimin e masave të sigurisë për fluturimet brenda dhe jashtë vendit", - konfirmoi Shtëpia e Bardhë, e cila tha se ky urdhër vjen si reagim ndaj një tentative për atentat kundër një avioni civil në afërsi të Detroitit.

I dyshuari

Në aeroplanin, që fluturonte nga Amsterdami drejt Detroitit, gjendeshin 278 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 11 personash. Kongresmeni Peter King tha se i dyshuari është një nigerian 23 vjeçar me lidhje me Al Kaidën. "Nigeriani ishte përpjekur të ndizte një mjet shpërthyes gjatë fluturimit me linjën Delta Northwest", - bënë të ditur autoritetet në SHBA.

Nigeriani është mposhtur nga pasagjerët dhe ekuipazhi. Atentatori pas arrestimit pranoi se kishte lidhje me rrjetin terrorist El Kaida.

Avioni, një Airbus 330, mundi më pas të zbresë pa probleme në Detroit. Në bordin e avionit që vinte nga Holanda ndodheshin 290 vetë.

e.r/NOA

KOMENTE