Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bombë në një avion amerikan, autoritetet e SHBA: Ishte akt terrorist
English

Bombë në një avion amerikan, autoritetet e SHBA: Ishte akt terrorist

Detroit, 26 dhjetor, NOA - Një incident me natyrë terroriste ka ndodhur dje në një avion i linjës amerikane, i cili po fluturonte nga Amsterdami në Detroit. Mediat e huaja kanë konfirmuar se një pasagjer i tij u përpoq të hidhte në erë një mjet plasës në bordin e avionit gjatë momentit që ai po ulej drejt pistës së zbritjes.

Bëhet fjalë për incidentin e shkaktuar në fluturimin 253 të Northuest Airlines, e cila administrohet nga Delta, i cili shkaktoi panik jo vetëm tek pasagjerët, por edhe drejtuesit e avionit.

Autoritetet amerikane e kanë cilësuar këtë incident si një tentativë për akt terrorist, i cili për fat të mirë nuk arriti të lëndonte asnjë person dhe të mos shkaktonte hedhjen në erë të avionit.

I dyshuari i kësaj ngjarje konfirmohet se ka qenë një djalosh 23-vjeçar nigerian me emër Umar Faruk Abdul Mudallab i cili aktualisht po kurohet në një spital lokal.

Gjithsesi, raportohet se kur avioni mbërriti në aeroportin e Detroitit, disa prej 278 pasagjerëve të tij në bord, kishin marrë plagë të lehta.

n.e/NOA

KOMENTE