Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët e vetvetes
English

Deputetët e vetvetes

Kriza globale financiare ndikoi negativisht te këto familje, por jo edhe te familjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në vend që në këtë krizë pagat e deputetëve të ulen, ato u rritën! Deri tani, paga neto e një deputeti ishte 1,100 euro, ndërsa, tani kjo ngritje pagash atyre ua ngrit të ardhurat edhe për nga 388 euro, që i bie se paga neto e një deputeti është 1488 euro, e kryetarit të kuvendit 2325 euro, kurse e anëtarëve të kryesisë 2000 euro. Në këto paga nuk llogariten shtesat e tyre të cilat i marrin për pjesëmarrje në seanca plenare, komisione parlamentare, mëditje të ndryshme etj., shtesa të cilat kapin shumën prej 100 deri ne 400 euro në muaj, varësisht prej pozitës së tyre

Nga Vlorian Molliçaj

Gjendja ekonomike në Kosovë prej përfundimit të luftës së UÇK-së është dhe vazhdon të jetë e mjerueshme. Në vitet e pasluftës Kosova kishte tri shtresa shoqërore: të pasur, të mesëm dhe të varfër, por tash ka kohë që gjithnjë e më shumë po përvijohen vetëm dy të tilla: të pasurit dhe të varfrit. Në shtresën e të pasurve hyjnë politikanët dhe biznesmenët, ndërsa, në shtresën e të varfërve hyn populli. Edhe pse politikanët premtonin se pas shpalljes së pavarësisë do të vijnë ditë më të mira për qytetarët e Kosovës dhe se do të hapeshin vende të reja pune, po ndodh pikërisht e kundërta. Këta politikanë po i privatizojnë të gjitha ndërmarrjet shtetërore dhe, si pasojë, edhe ata punëtorë që punonin aty po mbesin pa punë. Papunësia po rritet çdo ditë e më shumë në vendin tonë.

Familjet të cilat nuk e kanë të punësuar asnjë anëtar të tyre, jetojnë në kushte të mjerueshme. Ndihma që i ofrojnë politikanët tonë këtyre familjeve (edhe pse jo të gjithave që kanë nevojë iu ofrohet ndihmë) është një asistencë sociale prej rreth 60 eurosh në muaj. Ka edhe familje të tjera të cilat, edhe pse nuk e kishin të punësuar asnjë anëtar të tyre, jetonin nga ndihmat e bashkatdhetarëve tanë në diasporë, me anë të remitencave që u dërgonin ata. Por tani kur kriza globale financiare e preku tërë botën, edhe ndihmat e mërgimtarëve janë zvogëluar.

Kriza globale financiare ndikoi negativisht te këto familje, por jo edhe te familjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në vend që në këtë krizë pagat e deputetëve të ulen, ato u rritën! Deri tani, paga neto e një deputeti ishte 1,100 euro, ndërsa, tani kjo ngritje pagash atyre ua ngrit të ardhurat edhe për nga 388 euro, që i bie se paga neto e një deputeti është 1488 euro, e kryetarit të kuvendit 2325 euro, kurse e anëtarëve të kryesisë 2000 euro. Në këto paga nuk llogariten shtesat e tyre të cilat i marrin për pjesëmarrje në seanca plenare, komisione parlamentare, mëditje të ndryshme etj., shtesa të cilat kapin shumën prej 100 deri ne 400 euro në muaj, varësisht prej pozitës së tyre.

Gjithsesi, disa deputetë të Kosovës nuk i kanë vetëm këto të ardhura. Të mos harrojmë t'i përmendim edhe të ardhurat e tyre të cilat i marrin përmes bizneseve private, të cilat biznese e dimë mirë se si i kanë krijuar. Një pjesë e këtyre deputetëve janë biznesmenë. Disa kanë qenë biznesmenë dhe përmes të hollave janë bërë deputetë, e disa të tjerë kanë qenë deputetë dhe përmes pushtetit janë bërë biznesmenë. As këto të ardhura nuk u mjaftojnë atyre, dhe për këtë arsye tani kërkojnë ringritje pagash. Pra, shihet qartë që në vendin tonë pasuria dhe pushteti janë të lidhura në një formë organike.

Edhe sikur asnjë të ardhur tjetër të mos e kishin familjet e deputetëve, të ardhurat e tyre prej 1488 eurosh janë gati 25 herë më të mëdha se sa të ardhurat e një familjeje që jeton me asistencë sociale prej 60 eurosh në muaj. Kjo nuk do shpjegim të mëtejshëm.

Në Kuvendin e Kosovës janë 120 deputetë. Nëse e shumëzojmë numrin e deputetëve me shumën e rritjes së pagave të tyre prej 388 eurosh, i bie që 45,560 euro në muaj shpenzohen për ngritjen e pagave të tyre. E vetëm nga kjo shtesë që ata po ia përgatisin vetes, mbahen 760 familje të varfra.

Populli nuk i ka votuar këta deputetë që të miratojnë ligje në interes të vetes por për interesa të popullit (edhe pse rreth 65% nuk i kanë votuar fare pikërisht duke e ditur këtë gjë paraprakisht). Ky veprim i Kuvendit të Kosovës edhe njëherë e tregon fytyrën e tij të vërtetë para popullit. Populli nuk do t'i durojë këto padrejtësi që po i bëhen dhe një ditë do të ngrihet në këmbë, ta shprehë vullnetin e vet dhe pakënaqësinë. Kosova nuk ka nevojë për deputetë të vetvetes. Po të punonin deputetët e Kuvendit të Kosovës për atdheun sa punojnë për vete, Kosova do të kishte shkuar shumë larg për nga zhvillimi. Qytetarët duhet ta kuptojnë se me atë trohë legjitimitet që po ua jepin politikanëve përmes votimit, u duhet atyre vetëm për ta vazhduar avazin e deritashëm të rritjes së pasurisë personale. Nëpërmjet votimit të tyre njeriu e mohon vetveten. Nuk ka më asnjë shpresë për këta politikanë se një ditë mund të ndryshojnë sjellje dhe se do të fillojnë të punojnë drejt për Kosovën. Sepse për të marrë vendime të pavarura e të drejta, njeriu duhet të jetë së pari i lirë, e së dyti atdhetar. Politikanët tanë nuk janë asnjëra. Nuk janë të lirë sepse janë robër të dosjeve të tjetërkujt. Nuk janë atdhetarë sepse nuk janë të lirë. Â Â

KOMENTE