Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Progresi ekonomik, Kina pritet që t'i zërë vendin Japonisë
English

Progresi ekonomik, Kina pritet që t'i zërë vendin Japonisë

Pekin, 26 dhjetor, NOA - Nëse Kina do të vazhdojë të hedhë ritmet aktuale që ka në ecurinë e ekonomisë së saj, atëherë me siguri që së shpejti do të renditet si ekonomia e dytë më e fuqishme në botë.

Një fakt të tillë e pohojnë ekspertët ndërkombëtarë të ekonomisë, sipas të cilëve treguesit ekonomikë që raportohen nga Kina premtojnë që ajo shumë shpejt t'i zërë vendin Japonisë si vendi i dytë për ekonominë në botë.

Sipas tyre, është fakt se ekonomia e Kinës po njeh përparime dhe rezultate të mëdha, kjo referuar të dhënave të fundit të konfirmuara nga qeveria e këtij vendi.

Sipas tyre, shifra për rritjen ekonomike e vitit 2008 rezulton të jetë 9,6 për qind, duke shtuar se në radhë të parë rritje të madhe ka shënuar sektori i shërbimeve.

Ndërkaq, në tre tremujorët e parë të këtij viti ekonomia kineze u rrit me 7,7 për qind, duke patur një pritshmëri për rritje të mëtejshme në të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE