Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një 45-vjeçar i jep fund jetës në Tiranë, pas konfliktit me kryekomunarin
English

Një 45-vjeçar i jep fund jetës në Tiranë, pas konfliktit me kryekomunarin

Tiranë, 27 Dhjetor NOA - Një burrë 45-vjeçar i dha fund jetës mbrëmjen e së Dielës, pasi gëlltiti një sasi të madhe helmi që i shkaktoi vdekjen, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare policore. Viktima është Hajdar Malliku, 44 vjeç, baba i tre fëmijëve, me banim në fshatin Prush, i cili ndodhet pranë lagjesn "Kombinat" në Tiranë.

Një grup hetimor që shkoi në vendngjarje, tha se konstatoi viktimën i cili besohet se ishte vetëhelmuar duke pirë disa kokrra fotoksinë, bar që përdoret për luftimin e brejtësve (minjve).

Nga hetimet e para, dyshohet se vetëflijimi erdhi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, pasi prej disa ditësh, viktima kishte debate të forta për çështje pronësie, me kryetarin e komunës, për tokat e veta.

Hetuesit thanë se janë duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe shtuan se janë duke marrë në pyetje disa persona që lidhen me ngjarjen dhe dyshimet e ngritura si dhe familjarët.

e.r/NOA

KOMENTE