Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prurjet e dendura të ujit në kaskada, plan-veprim për të përballuar situatën
English

Prurjet e dendura të ujit në kaskada, plan-veprim për të përballuar situatën

Tiranë, 27 Dhjetor NOA - Pas udhëzimit të Kryeministrit Berisha, në Ministrinë e Brendshme u mblodh sot pasdite Grupi Ndërministror i Emergjencave Civile për të diskutuar mbi masat e marra dhe për të koordinuar veprimet për shmangien e çdo situate emergjente që mund të krijohet nga reshjet e shumta të ditëve të fundit.

Në takim morën pjesë ministrat Basha, Prifti, Olldashi, Imami dhe zv.ministri i Bujqësisë Fazllia, si dhe drejtuesit e Emergjencave Civile, të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura dhe të KESH-it.

Grupi Ndërministror i Emergjencave Civile vlerësoi masat e marra deri më tani si dhe miratoi plan-veprimin për monitorimin dhe koordinimin e të gjitha strukturave për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Konkretisht, në qarqet Shkodër dhe Lezhë, shtabet e emergjencës funksionojnë në mënyrë permanente duke ndjekur situatën orë pas ore dhe duke verifikuar informacionin nga të gjitha hallkat e kontrollit.

Nëpërmjet shtabeve të emergjencës janë njoftuar drejtuesit vendorë të të gjitha niveleve si dhe komuniteti i zonave që mund të rrezikohet nga prurjet e mëdha ujore për gatishmërinë e duhur dhe shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

Spitalet dhe qendrat shëndetësore janë njoftuar gjithashtu për të qenë të përgatitura për çdo situatë që mund të krijohet.

Ministritë e linjës kanë vënë në gatishmëri të plotë të gjitha strukturat përkatëse me burimet njerëzore dhe bazën logjistike të nevojshme për përballimin e ndonjë situate emergjente që mund të krijohet.

Konkretisht në terren dhe në gatishmëri janë strukturat dhe mjetet e emergjencave civile, struktura dhe mjete të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Bordeve të Kullimit.

Sakaq, konfirmohet se hidrovorët janë në gatishmëri të plotë dhe punojnë pa ndërprerje.

Strukturat e KESH-it kanë raportuar se po monitorojnë pa ndërprerje prurjen e ujërave në digat e të gjitha hidrocentraleve në kaskadën e Drinit duke ndërmarrë edhe veprimet e nevojshme për shkarkimin e tyre dhe njëkohësisht për furnizimin e popullatës me energji elektrike.

Grupi Ndërministror i Emergjencave Civile tha se do të monitorojë situatën në vijimësi dhe do të mblidhet vazhdimisht për të marrë vendimet përkatëse deri në shmangien e çdo rreziku të mundshëm apo krijimin e ndonjë situate emergjente.

e.r/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Forcat e Armatosura vendosen në gatishmëri për shkak të reshjeve në veri

Moti, Kryeministri thotë se është i shqetësuar për situatën në kaskadat e lumenjve

Parashikimi i motit për të Hënën, ofruar nga NOA dhe MeteoAlb

Shkodër, zhduket peshkatari, dyshohet se është mbytur në lumin Buna

Lezhë, e zë epilepsia, mbytet në kanalin me ujë 12-vjeçari

Tragjedi në një familje, mbyten në gropën me ujë motër e vëlla

KOMENTE