Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Lutaj: Raporti, Berisha shkeli Kushtetutën
English

PS, Lutaj: Raporti, Berisha shkeli Kushtetutën

Tiranë, 27 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku është shprehur se kryeministri Sali Berisha nuk respekton liritë dhe të drejtat e njeriut.

"Raporti i publikuar mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, ku për herë të parë kanë qenë të një mendimi 70 organizata joqeveritare, qendrore dhe lokale, është një këmbanë alarmi për veshët e qeverisë së Sali Berishës.

Një prej çështjeve të renditura në këtë raport, është tragjedia e Gërdecit. Dëshmitë e shumta të punëtorëve të fabrikës së korrupsionit qeveritar të cilat përcillen nga mediat ditë pas dite, por edhe në sallën e gjyqit, kanë forcuar bindjen e opinionit publik se në këtë aktivitet të licencuar nga qeveria e Sali Berishës, punonin të mitur, por edhe gra të patrajnuara për rrezikshmërinë e lartë të kësaj fabrike demontimi. Citoj nga raporti: "Lejimi i ushtrimit të një veprimtarie të paligjshme, si pasojë e së cilës humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm" tha Lutaj.

Lutaj ka përmendur edhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi ku sipas tij strukturat shtetërore po heshtin.

"Liria e medias, është shqetësuese në Shqipëri. Zbritëm 8 shkallë poshtë renditjes së një viti më parë në raportin e Reporterëve pa Kufij, mirëpo Sali Berisha dhe oborri i tij nuk heqin dorë nga dhunimi i medias, me rrahje, gjoba selektive apo kërcënime direkte te botuesve e gazetarëve që nuk janë në prehrin e pushtetit qeveritar.

Pikë tjetër shumë shqetësuese sipas këtij raporti është edhe trajtimi i të shoqëruarve, arrestuarve dhe të dënuarve nëpër burgjet shqiptare.

Duke nisur që nga keqtrajtimet fizike, mungesa e shërbimit shëndetësor, mosrespektimi i procedurave ligjore në proceset ndaj tyre, apo edhe të tjera shkelje të cilësuar si problematike në këtë raport. Këto tregojnë se qeveria pavarësisht rekomandimeve, investimeve dhe trajnimeve të partnerëve ndërkombëtarë për sistemin e burgjeve, është e paaftë të plotësojë standardet e kërkuara" tha më tej Lutaj i cili i bëri thirrje Berishës të hapë kutitë ose të largohet.

k.k/NOA

KOMENTE