Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti në kryqëzim lëndon lehtë 3 persona, pranga shoferit
English

Aksidenti në kryqëzim lëndon lehtë 3 persona, pranga shoferit

Elbasan, 28 dhjetor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin Viktor Kapllani, vjeç 34, lindur e banues në fshatin Progër të Peqinit, pasi ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë së Elbasanit, sipas të cilëve ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjocajt".

Mësohet se aty Kapllani ka qenë duke drejtuar automjetin tip BMV, me targë AN 018 PA dhe është përplasur me automjetin tip Suzuki, me targa YZT 9458, i cili drejtohej nga 34-vjeçari K.I, lindur e banues në fshatin Lënie të Gramshit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar personat T.I, vjeç 32 dhe T.I, vjeç 26 që të dy të lindur dhe banues në Lënie të Gramshit, por edhe ai me inicialet B.I, 7 vjeç 7, që të gjithë të cilët ishin pasagjerë në automjetin tip Suzuki.

Pasi morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peqinit, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor', e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

KOMENTE