Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama kërkon ta shndërrojë Parlamentin në gjykatë
English

Berisha: Rama kërkon ta shndërrojë Parlamentin në gjykatë

FOTOT

Tiranë, 28 Dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha akuzoi sonte kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po kërkon me bojkotin dhe kushtet që të hapen kutitë, që Kuvendi të kthehet në një gjykatë, duke siguruar se nuk do të ketë asnjë diskutim për hapje kutish.

Nga ana tjetër, Berisha në konferencën për shtyp të 100 ditëve të qeverisë së tij që po vazhdon, premtoi pranim të dialogut me opozitën madje ftoi direkt kreun e opozitës, Edi Rama.

"Unë nga ana ime e grasatoj se është shumë i mirëpritur dhe e garantoj se çdo hap për procesin e integrimit dhe reformat për këtë, t'i bëjmë bashkërisht", - u shpreh Berisha.

Këtu ai komentoi dhe akuzat se Shqipëria është e vonuar për vizat. Ai kujtoi faktin se banorët e shteteve ish-jugosllave, vite para se të thyhej regjimi komunist në Evropën Lindore, merrnin lirisht viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa referuar heqjes së barrierës së vizave në vendet e tjera ballkanike, Berisha ia vuri fajin për vonesën sa i përket Shqipërisë, proceseve zgjedhore të mëparshme kur ai ishte në opozitë dhe iu referuar zgjedhjeve të viteve 2001 dhe 2005, duke konsideruar se ato kishin probleme që penguan deri në nj masë, vendimin evropian për të shpejtuar apo hequr paralelisht me vendet e tjera, vizat për në BE.

e.r/NOA Vijon...

Lexoni lajmin pararendës: Berisha: Këto 100 ditë, përcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve

KOMENTE