Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Denoncohet shitja e kuponëve më shtrenjtë pranë Postës Shqiptare në Lushnjë
English

Denoncohet shitja e kuponëve më shtrenjtë pranë Postës Shqiptare në Lushnjë

Lushnjë, 28 Dhjetor NOA - Posta Shqiptare në filialin e saj të Lushnjës thotë se nuk ka kuponë për pasaportat biometrike kurse pranë portës së saj, ato po shiten më shtrenjtë, duke detyruar qytetarët dhe sidomos emigrantët të paguajnë "sa frëngu pulën", detyrimin ligjor për pajisje me dokumentin e ri identifikues.

Blerina K., një qytetare 28 vjeçare nga Lushnja e cila banon në Tiranë, pohon për agjencinë e lajmeve NOA se është detyruar të paguajë plot shtatë mijë lekë nga vetëm 6 mijë që kushton pasaporta biometrike, vetëm sepse në filialin e Postës Shqiptare nuk iu ofrua kuponi i kërkuar.

"Unë u paraqita në degën e Posta Shqiptare në qendër të qytetit të Lushnjës, sot (e Hënë), në orën 11.00 për të marrë një kupon i cili kushton 6 mijë lekë me qëllim aplikimin për pasaportë biometrike, por në sportele, m'u tha se kuponë nuk ka duke më bërë të qartë se nuk mund të vazhdoja më tej procedurat për pasaportën e re", - pohon Blerina e cila ka lënë punët e ditës në kryeqytet, enkas për t'u pajisur me dokumentin e ri ndërkombëtar të identifikimit.

"Por edhe pse në sportel m'u tha se s'ka kuponë, në derë një person qëndronte duke ftuar për të blerë kuponë, vetëm se ai i shiste një mijë lekë të reja më shtrenjtë", pohon qytetarja që bëri denoncimin.

Ndërkohë, problemi bëhet edhe më serioz, për faktin se lulëzimi i tregut të zi pranë sporteleve të Posta Shqiptare, ndodh nën një kohë kur janë festat e fundvitit dhe shumë emigrantë detyrohen që të mos humbasin kohë dhe t;'i blejnë kuponët më shtrenjtë se ç'është vlera e tyre.

Dhe në Lushnjë, sikundër pohojnë qytetarët, fluksi i madh i emigrantëve që kanë mbërritur, ka bërë që të dynden për të blerë kuponë që të pajisen me pasaporta biometrike dhe, duke hasur në përgjigjen e sportelisteve, "kuponë s'ka, dukuni ditë tjetër", detyrohen t'i blejnë ato në "menaxherët" te dera e filialit të Posta Shqiptare një mijë lekë më shtrenjtë, duke shtruar me të drejtë pyetjen: "Ç'janë këta matrapazë që abuzojnë me shit-blerjen e kuponëve dhe si ka mundësi që sportelet janë bosh dhe ata të ofrojnë kuponë me duzina, mjafton që t'i paguash afro 20 për qind më shtrenjtë".

Kësaj pyetjeje, në filialin e Posta Shqiptare në Lushnjë, iu përgjigjën vetëm me ngritje supesh.

e.b.e.r/NOA

KOMENTE