Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dinosha: Shqipëria duhej që t'i ndihmonte shqiptarët e Malit të Zi
English

Dinosha: Shqipëria duhej që t'i ndihmonte shqiptarët e Malit të Zi

Podgoricë, 28 dhjetor, NOA - Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Malin e Zi, Ferhat Dinosha, ka deklaruar se Shqipëria do të duhej që materialisht t'i ndihmonte shqiptarët në Mal të Zi. "Deri tani Tirana nuk ka qenë e pranishme në aspektin e mbështetjes materiale për ndonjë projekt të shqiptarëve në Mal të Zi dhe mendoj se kjo nuk është mirë", i tha ministri Dinosha, gazetës "Vijesti".

Më tej, ai kujtoi se Hungaria dhe Kroacia, këtë e bëjnë për bashkëkombësit e tyre në vendet e tjera dhe theksoi se kështu do të duhej të vepronte edhe Shqipëria. "Shumë shtete evropiane i ndihmojnë materialisht pakicat e tyre dhe mendoj se është koha që edhe Shqipëria ta bëjë këtë", tha Ferhat Dinosha.

NOA-INA

Â

Â

Â

KOMENTE