Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haradinaj: Dështimet, listë e gjatë për Kosovën
English

Haradinaj: Dështimet, listë e gjatë për Kosovën

Prishtinë, 28 Dhjetor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në konferencën përmbyllëse për këtë vit të hënën, ka kritikuar serish punën e Qeverisë së Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se disa prej sfidave, Kosova i ka tejkaluar pa ndonjë sukses dhe fitore, ndërsa është shprehur se edhe viti që vjen do të jetë një vit i vazhdimit të sfidave të trashëguara nga ky vit. "Ka qenë një vit sfidues për Kosovën edhe në planin e brendshëm edhe në planin e jashtëm. Megjithatë mendoj se disa prej këtyre sfidave i kemi tejkaluar jo me suksese të mira e me fitore, e viti që vjen do të jetë një vit i vazhdimit të sfidave edhe të trashëgueme edhe nga ky vit por edhe i sfidave të reja që i ka Kosova. Sipas analizës sime burim i vështirësive për Kosovën është në cilësinë e qeverisjes, e cila nuk ka qenë e mirë nga qeveria Thaçi andaj uroj që viti që vjen të jetë një vit i zgjedhjeve parlamentare njëkohësisht një vit i fillimeve pozitive zhvillimore për vendin", tha Haradinaj. Kreu i AAK-së ka thënë se qeverisja aktuale ka dështuar si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. "Duhet një listë e gjatë e dështimeve për Kosovën, nëse shkojmë ashtu me radhë. Dështim është gjendja në veriun e vendit, dështim është cilësia e qeverisjes do të thotë edhe niveli i demokracisë në vend dështim, pastaj situata ekonomike, mos qeverisja në bazë të një plani zhvillimor për rritje të vlerës ekonomike të Kosovës, korrupsioni në shkallën e lartë është po ashtu dështim, në planin e jashtëm ka munguar Kosova edhe në planin e jashtëm, në përgjithësi si Kosovë nuk mund me u mburr me vitin që shkoi", ka thënë Haradinaj. Për sa i përket deklaratës së zv. kryeministrit Hajredin Kuçi, se në fillim të janarit do të ketë një ristrukturim në Qeverinë e Kosovës, Haradinaj ka thënë se vështirë ndërrohen trendet kur nuk ndërron logjika qeverisëse. "Është e ditur për një parti në pushtet zakonisht ata preferojnë me gjet ose me ndodh veprime për me i ndërruar trendet ose me i kthye trendet nga jo të mira në të mira edhe kjo është ideja e parë. Mirëpo, nga përvoja që kemi në të kaluarën ju kujtohet ne kemi bërë njëherë një ndërhyrje në qeverisje do të thotë kemi shkuar edhe me ndërrim të kryeministrit, por vështirë ndërrohen trendet kur nuk ndërron logjika qeverisëse", ka thënë Haradinaj. Lideri i AAK-së ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe gjithë shqiptarët, që 2010 të jetë një vit i sukseseve. /kosovapress/Â

KOMENTE