English

Mbante hashash me vete, arrestohet 23-vjeçari

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Â Një 23-vjeçar është arrestuar dje nga antidroga e policisë së Tiranës pasi u kap me një sasi lënde narkotike.

Leonard Almeta, 23-vjeç, u arrestua dje pas u kap në flagrancë me qese brenda të cilave kishte bimë me ngjyrë jeshile, të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë në total 7.6 gram, me gjithë ambalazh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7.6 gramë bimë e dyshuar e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e paketuar me dy qese farmacie dhe një telefon celular tip "Samsung".

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së narkotikve".

k.k/NOA

KOMENTE