Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrojtja e liqenit të Ohrit, nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë
English

Mbrojtja e liqenit të Ohrit, nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe ambasadori i Republikës federale të Gjermanisë, Bernd Borchardt nënshkruan sot marrëveshjen për "Projektin e mbrojtjes së liqenit të Ohrit, pastrimi i ujërave të zeza Pogradec II".

"Është një fond që e çon fondin total të përdorur deri tani nga KFW-ja dhe qeveria gjermane nga 5 milion në 5.8 milion Euro që përbën një kontribut shumë të rëndësishëm, të cilit  do të shtohet në këtë fazë të dytë  edhe 940.000 mijë Euro të qeverisë shqiptare.

Deri tani me këtë shtesë fondi do të bëhet kanalizimet e qytetit të Pogradecit në 70 % të rrjetit të vet tërësor ndërkohë që ne jemi duke diskutuar me bankën gjermane me qeverinë gjermane dhe parimisht kemi rënë dakord për vazhdimin e këtij projekti në fazën e tretë që do të bëj zgjidhjen përfundimtare të kanalizimeve në qytetin e Pogradecit rritjen e kapaciteteve të impiantit të pastrimit dhe zgjerimin në një zonë" tha Olldashi.

Ndërsa ambasadori gjerman në fjalën e tij tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është shumë i rëndësishëm dhe është shndërruar në simbol të bashkëpunimit shumë të mirë gjermano-shqiptare në fushën e kanalizimeve.

"Ne sigurisht do ta vazhdojmë dhe më tej këtë bashkëpunim duke e zgjeruar aktivitetet tona në këtë sektor.

Një sektor tjetër i bashkëpunimit është  dhe ai  i energjisë  në të cilën qeveria gjermane ka dhënë për këtë sektor një shumë prej 180 milion Euro.

Përveç kësaj marrëveshje unë do të kem mundësinë të nënshkruaj dhe mjaft marrëveshje  të tjera në fushën e Energjisë Elektrike" tha Borchardt.

k.k/NOA

KOMENTE