Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Pavarësia e Kosovës është prioriteti ynë
English

Meta: Pavarësia e Kosovës është prioriteti ynë

Tiranë, 28 dhjetor NOA - "Çështja e pavarësisë së Kosovës ka qenë dhe do të mbetet një prioritet i Qeverisë shqiptare, deri sa Kosova të ulet në vendin që i takon në OKB".

Kështu ka deklaruar sot gjatë një konferencë për shtyp zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta.

Gazetarët i kanë drejtuar Metës pyetjen se si komenton ai deklaratat që përqasja e Tiranës ndaj Beogradit do e zbehë politikën për njohjen e shtetit të Kosovës?

Meta iu përgjigj se për sa i takon raportit të Shqipërisë me Serbinë, nuk shtrohet çështja se Shqipëria kërkon të vendosë një prioritet të jashtëzakonshëm në këto raporte, por duhet të kemi parasysh se politika e Shqipërisë, është politika e bashkëpunimit rajonal, është politika e integrimit rajonal si parakusht për integrimin evropian.

"Në rastin e vendeve të tjera të Ballkanit, marrëdhëniet e Shqipërisë me këto vende janë të shkëlqyera, do të thoja. Në rast se intensiteti i vizitave diplomatike, ekonomike apo i shkëmbimit tregtar janë shumë të larta, natyrisht që në raportet e Shqipërisë me Serbinë ka një boshllëk që nuk është i dobishëm për të dyja vendet dhe për vetë atë aspiratë që ne kemi për të mos lejuar zbrazëti të tilla, pasi është një domosdoshmëri e integrimit evropian që të zhvillohen marrëdhëniet më të mira të mundshme me çdo vend të rajonit. Për më tepër që të gjithë janë të ndërgjegjshëm se marrëdhëniet e mira do të kishin një impakt shumë pozitiv në përgjithësi për klimën e paqes, të prosperitetit dhe të bashkëjetesës në rajonin tonë" tha Meta.

Ndërkohë që pyetjes pas vizitës së delegacionit serb në Shqipëri, ka pasur reagime nga segmente të caktuara në Kosovë, nga shoqëria civile kryesisht, duke bërë krahasime me pozicionin e shqiptarëve në Preshevë. Në axhendën e Ministrisë së Jashtme, a është planifikuar që të ketë bisedime edhe me segmente të tilla?

Meta iu përgji: "Unë besoj se janë dy gjëra të ndryshme. Pa diskutim të dyja janë tregues i politikës vizionare, principiale dhe pragmatiste që Shqipëria ndjek në rajon. Pra politikë e cila i ka patur dhe i ka në qendër të vëmendjes shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Pa asnjë diskutim edhe në Preshevë, një nga prioritetet tona është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje me Qeverinë e Serbisë, për njohjen reciproke të diplomave gjë që do t'u mundësonte disa dhjetëra, në mos qindra të rinjve nga Presheva që kanë studiuar apo që vazhdojnë të studiojnë në Shqipëri, që të kenë mundësinë për t'u punësuar dhe për të kontribuar atje në administratën vendore apo qendrore. Pa asnjë diskutim që ne jemi në një marrëdhënie shumë konstruktive me të gjithë përfaqësuesit e pakicave shqiptare, kudo që ata janë, në Mal të Zi, apo në Preshevë, dhe kudo tjetër. Por nuk besoj se ajo çka Qeveria shqiptare ka bërë, dhe e theksoj se është tepër kuptimplotë, është vlerësuar e është përshëndetur nga i gjithë opinioni që kupton se koha e paragjykimeve dhe e konflikteve ka kaluar në Ballkan".

k.k/NOA

Â

KOMENTE