English

PS, Xhaçka: Opozita pranon dialog por jo mbi kutitë e mbyllura

Tiranë, 28 dhjetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka ka reaguar sot pas deklaratës së zv/kryeministrit Ilir Meta i cili kërkoi që opozita të pranojë dialogun, duke theksuar se PS nuk mund të pranojë dialog mbi kutitë e mbyllura.

"Ilir Meta si fillim duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve dhe t'u japë llogari pse e ngeli Shqipërinë në klasë, pse dështoi me liberalizimin e vizave, dhe e izoloi edhe më shumë vendin tonë duke e lënë Shqipërinë të fundit në Evropë.

Iliri Meta ta harrojë se mund të lajë gojën me fjalën dialog, madje do të ishte më mirë të mos fliste fare, se sa hap gojën u kujton njerëzve çka thënë kundër dialogut me Sali Gërdecin" tha Xhaçka.

"Ne nuk mund të pranojmë kushte të ashtuquajtura ligjore për dialog, sepse jo vetëm ligji se ndalon parlamentin të hapë kutitë, po as qeveria s'ka shpëtim duke i mbajtur ato mbyllur me pahir.

Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet e hapur për dialog, por dialogu duhet të fillojë me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, e vërtetë që mund të zbulohet vetëm me hapjen e kutive.

Iliri i Sali Gërdecit duhet ta dijë shumë mirë se tani është koha për veprim jo për fjalë boshe.

Dialog po, menjëherë, por jo mbi kutitë e mbyllura. Kështu që Iliri i Sali Gërdecit të hapë kutitë ose largohet bashkë me Saliun" tha më tej Xhaçka.

k.k/NOA

Â

KOMENTE