Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sfidat e 2010-ës, popullata e botës mund të shënojë lindjen e personit të 7 miliardtë
English

Sfidat e 2010-ës, popullata e botës mund të shënojë lindjen e personit të 7 miliardtë

Uashington, 28 dhjetor, NOA - Çdo fëmijë që do të vijë në botë natën mes 8-9 prillit të vitit të ardhshëm do të mburret gjithë jetën e tij se e ka çuar popullatën botërore në kuotën e 7 miliardë njerëzve.

Pritet që kjo gjë të ndodhë në vitin e ardhshëm, maksimumi deri në vitin 2011 sipas llogaritjeve të bëra nga ekspertët dhe publikuar së fundmi.

Ndërkaq, një risi tjetër që pritet këtë vit, është edhe ajo e pritshmërisë për kalimin e Kinës si ekonomia e dytë më e fuqishme e botës, duke parakaluar kështu fqinjën e saj të Lindjes së Largët, Japoninë.

Nga ana tjetër, ekonomitë e tjera të mëdha "emergjente", si Brazili apo India, janë bërë një realitet dhe janë kthyer në aktorët e rinj që kanë pushtuar skenën botërore dhe kanë vendosur se G20 e re ka shumë më tepër sukses se grupi G8 i të vjetërve.

Nga ana tjetër, gjeografia e planetit gjendet në shok, ndërsa zemra e konsumit luksoz do të bëhet gjithnjë Pekini.

Futbolli do të festojë ngjarjen e tij më të mëdhe në Afrikë pas kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010" të parashikuar të mbahet në Kejptaun.

Por ekspertët vlerësojnë se viti i ardhshëm ka për të qenë një vit vendimtar edhe për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili do të jetë e detyruar për të rifilluar të tregojë në Amerikë se idealizmi i tij nuk është i ushtruar vetëm me gojë, por se mund të ushtrohet edhe në realitet.

n.e/NOA

KOMENTE