English

Berisha takohet me stafin e fushatës elektorale dhe të rinjtë e FRPD-së

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me stafin e fushatës elektorale dhe të rinjtë e FRPD-së.

"Festimet e këtij viti i fillojmë me ju, gjej rastin t'iu shpreh falënderimin tim, mirënjohjen time për ndihmën e jashtëzakonshme që ju dhatë me mençurinë përkushtimin, vullnetarizmin tuaj në fushatën elektorale dhe bëtë të mundur që të festojmë vitin e Ri 2010 si fitimtarë.

Fitimtarë të merituar sepse ne ia dolëm bashkërisht që të pushtojmë mendjen dhe zemrën e shqiptarëve dhe absolutisht pa ju kjo nuk do të mund të ndodhte. Po ia dolëm gjithashtu që këtë betejë shumë të përfolur për problemin e zgjedhjeve t'iu dëshmojmë qytetarëve shqiptarë dhe mbarë Botës se shqiptarët dinë të votojnë në dinjitet të plotë si qytetarë të lirë" tha gjatë fjalës së tij Berisha.

"Beteja elektorale është një betejë e vështirë por duhet t'iu garantojë se gjithë asaj periudhe asgjë nuk më ka lehtësuar, asgjë s'më ka rritur me shumë optimizmin dhe besimin tek fitorja sesa përkushtimi juaj i plotë dhe total, sesa optimizmi që rrezatoni ju në shkëlqimin e syve tuaj në fytyrat tuaj, ndaj dhe unë ju uroj ju dhe atyre qindra mijëra të rinjve shqiptar të cilët sëbashku me ne formësuan një fitore historike, një fitore europiane për shqiptarët një vit të ri të bukur me gëzim e mbarësi" tha më tej kryeministri.

Berisha radhiti sukseset e qeverisë gjatë këtij vitit duke thënë se gjatë këtij viti ekonomia shqiptare nuk u rrokullis në labirintet e krizës, e vërteta ndodhi që në të gjithë vështirësitë qeveria ia doli të rrisë ndjeshëm buxhetin e 800 mijë familjeve shqiptare, në qytete dhe fshatra të vendit, ia doli të ketë në Universitetet e vendit dhe ato private mbi 135 mijë studentë.

"Do të ndërmarrim reformat më të thella për shkollimin dhe punësimin e të rinjve shqiptar, do të ecim me shpejtësi të madhe drejt moshës dixhitale, sëbashku vitin 2010 do të shndërrojmë në vitin përcaktues për një fytyrë të re të Shqipërisë fytyrën tuaj" iu dejtua më tej të rinjve, Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE