Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fton shokun për drekë në shtëpinë e tij dhe e godet për vdekje me thikë
English

Fton shokun për drekë në shtëpinë e tij dhe e godet për vdekje me thikë

Shijak, 30 dhjetor NOA - Fton mikun në shtëpinë e tij për drekë por e masakron me thikë duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00 në Shijak kur Zydi Xhafa 68-vjeç ka vrarë me thikë mikun e tij Dëshir Deliallisi 78-vjeç.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasjeje.

Burime nga policia thanë se i moshuari Dëshir Deliallisi ishte ftuar për drekë në shtëpinë e mikut të tij Zydi Xhafa.

Pasi kanë ngrënë drekë të cilën e kanë shoqëruar me pijë alkoolike mes mysafirit dhe të zotit të shtëpisë ka nisur një sherr për motive të dobëta.

Sipas policisë dy shokët kanë qenë vetëm në banesë dhe deri para se të deheshin nga alkooli nuk kishin pasur konflikt dhe mendohet se gjithçka ndodhi pas konsumimit të një sasie të madhe alkooli prej tyre.

Kështu fillimisht ata kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe në debat e sipër, mysafiri ka rrëmbyer një thikë dhe ka tentuar të qëllojë të zotin e shtëpisë.

Por 78-vjeçari nuk ka mundur të qëllojë për shkak se fizikish nuk mund të përballonte 68-vjeçarin pasi ishte tejet i dehur.

Mëgjithëse në të njëjtën gjendje ndodhej edhe Xhafa, ai ka mundur t'ia marrë thikën nga dora shokut të cilin e ka goditur disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi ka qëndruar për disa minuta në banesë, autori ka dalë jashtë dhe i ka treguar fqinjit të tij se sapo kishte vrarë një njeri në shtëpi dhe më pas është larguar.

Policia e lajmëruar për ngjarjen mbërriti menjëherë pranë banesës ku gjeti të moshuarin e vdekur.

"Vetëm pak kohë më pas policia mundi të arrestonte autorin e dyshuar të vrasjes i cili nuk ka mundur të japë asnjë shpjegim pasi ndodhej në gjendje të dehur. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri mes dy shokëve pasi kishin konsumuar të dy alkool" thanë për agjencinë e lajmeve NOA burime nga policia e Durrësit.

k.k./NOA

Â

KOMENTE