Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata vendos: Nazim Bllacës i zgjatet arresti shtëpiak
English

Gjykata vendos: Nazim Bllacës i zgjatet arresti shtëpiak

Prishtine, 30 Dhjetor NOA - Një panel prej tre gjykatësish, dy nga EULEX-i dhe një gjykatës vendor, kanë vendosur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për t'ia zgjatur arrestin shtëpiak Nazim Bllacës edhe për dy muaj të tjerë, me kërkesën e prokurorit të posaçëm.

Lajmin e ka konfirmuar misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX. Njofton RFE. Bllaca gjendet në arrest shtëpiak prej 1 dhjetorit 2009. Ai akuzohet për vrasje, tentim vrasje dhe krim të organizuar. Hetimet për këtë rast është duke i zhvilluar policia e EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Kush do ta mbroje Nazim Bllacen

Përfaqësues të EULEX-it dhe ata të strukturave të avokatëve të vendit nuk kanë dashur të komentojnë se kush do të jetë përgjegjës për caktimin e avokatit mbrojtës të Nazim Bllacës. Ndërkohë, Bllaca kishte paralajmëruar mundësinë e angazhimit të një avokati ndërkombëtar

Përveç paqartësive në lidhje me procedimin e mëtutjeshëm të rastit "Bllaca", duket se vazhdon të mbetet e paqartë se kush do ta mbrojë të vetë-deklaruarin për pjesëmarrje në 17 aksione, përfshirë vrasje, plagosje, rrahje e shantazhe - që të gjitha këto, sipas tij, kanë ndodhur "nën urdhrat e SHIK-ut". Ajo që dihet është se Nazim Bllaca privatisht ende nuk ka caktuar avokat. Konform ligjit, gjyqtari ia kishte caktuar avokatin në ditën kur atij i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak. Avokati Haxhi Millaku, ndërkohë, kishte deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e këtij rasti. Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha, tha se caktimi i avokatit mbrojtës duhet të bëhet nga autoriteti, i cili po e trajton rastin. "I vetmi që ka autorizime për ta përcaktuar një avokat, është autoriteti, i cili e zbaton procedurën sipas ligjit". "Oda e Avokatëve të Kosovës nuk është institucion, i cili iu cakton personave, apo individëve që përballen me procedura gjyqësore, avokatë", tha Dragusha pas nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet institucionit që ai udhëheq dhe misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ky mision, ditë më parë, kishte deklaruar se, siç thuhet, do të mbrojë konfidencialitetin e hetimeve lidhur me pohimet e bëra nga Nazim Bllaca. EULEX-i bën të ditur se, aktualisht, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë, po i zhvillojnë hetimet për këtë rast.Â

Mirëpo, caktimi i avokatit mbrojtës të Bllacës, sipas zyrtarëve të EULEX-it, nuk hyn në kuadër të mandatit të këtij misioni. Kryetarja e Asamblesë së Gjykatësve të EULEX-it, Maria Giuliana Civinini, tha: "EULEX-i nuk ka avokatë ndërkombëtarë që ushtrojnë detyrën e avokatit. Ne nuk mund të caktojmë me këshillin mbrojtës, një mbrojtës për këtë. Kjo është tërësisht jashtë mandatit tonë". Ndërkohë, Nazim Bllaca kishte paralajmëruar se po i shqyrtonte mundësitë për angazhimin e një avokati ndërkombëtar. Këtë opsion, sipas kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Musa Dragusha, nuk e përjashton ligji në fuqi. "Kur kemi parasysh kërkesat e të pandehurit për një avokat nga shteti tjetër, ai mund ta realizojë këtë kërkesë", u shpreh Dragusha. Që nga 1 dhjetori, Nazim Bllacës i është caktuar arresti shtëpiak prej 30 ditësh - masë, të cilën ia kishte caktuar gjykatësi i EULEX-it, Françesko Flori.

Lexoni me shume mbi argumentin: Nazim Bllaca rrëfehet në polici për vrasjet që ka bërë me urdhër të SHIK

Përplasje për vrasjet e pasluftës. Bllaca: Më urdhëroi SHIK, Syla: Padi në Eulex

Jo vetëm një vrasës me pagesë më pak....!

Rrëfimi shokues: Nën urdhrat e SHIK-ut kam marrë pjesë në 17 aksione për vrasje

Akuzat për vrasje të SHIK-ut në Kosovë, shtohen misteret edhe në Maqedoni

Koha për halucinacione

KMDLNJ: Askush mbi ligjin, retorikë apo mundësi, të bëhet realitet!

Â

KOMENTE