English

Godasin me thika bashkëmoshatarin, tre të miturit bien në pranga pas arratisë

Elbasan, 30 dhjetor, NOA - Një i mitur 17-vjeçar është goditur me thikë nga tre bashkëmoshatarë të tij duke përfunduar rëndë në spital.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat konfirmojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ndërsa është mundësuar kapja e tre autorëve të saj.

Mësohet se ata janë 17-vjeçarët me inicialet E.D, Xh.Ç dhe A.B, që të tre lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa i lënduari mban inicialet A.B, (edhe ai banor i këtij qyteti) dhe tashmë rezulton në gjendje të mirë shëndetësore sepse u mjekua në spital menjëherë pas goditjeve me thika që mori në trup.

Burimet e policisë më tej se konfirmojnë se autorët e ngjarjes janë larguar në drejtim të paditur pas zënkës për motive të dobëta, e cila rezultoi e frikshme për të lënduarin A.B, por janë mundur të kapen dhe tani po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i janë kaluar prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe " Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", të cilat parashikohen nga nenet 88-25 e 279 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE