Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza e njëanshme
English

Kriza e njëanshme

Kriza aq e pranishme te popullata, është krizë për jetesë (më të mirë), ndërkaq kriza jo aq e pranishme te pushteti, është krizë për (më shumë) pushtet

Nga Albin Kurti

Nuk është problemi që ne kemi qeveri të keqe, por që ajo qeveri nuk është vërtet e tillë, nuk është qeveri në përputhje me imagjinaren tradicionale që qytetarët kanë për qeverinë. Kaluan gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë e qeveria nuk arriti që ta marrë sovranitetin nga instancat ndërkombëtare si PCN e PSSP, nuk arriti ta shtrijë pushtetin anekënd Kosovës, nuk hartoi kurrfarë plani serioz për zhvillim ekonomik, se lëre më ta zbatojë ndonjë të tillë, nuk arriti ta zvogëlojë fare varfërinë e papunësinë që sa vjen e rriten, nuk arriti t'i shpërbëjë strukturat paralele të Serbisë që veçse janë forcuar etj. etj. Kjo qeveri nuk është qeveri me tamam, jo pse dështoi, por pse nuk provoi. Para se t'i mungojnë rezultatet, sigurisht që i mungojnë përpjekjet. Se në çfarë gjendje i kemi institucionet më së miri na e tregon fakti që shefat e ZCN-së dhe të EULEX-it, Pieter Feith e Yves de Kermabon, nuk i përdorën asnjëherë fuqitë e tyre ekzekutive. Thjesht, s'patën nevojë. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk patën ambicie më të mëdha për Kosovën sesa që kishin dikur IPVQ-të. Kryetari dhe Kryeministri i Kosovës, pra dueti Sejdiu-Thaçi, nuk dëshiruan të marrin përgjegjësi as në vitin 2009. Pasi që në vitin 2008 e shpallën të vdekur 6 Pikëshin e Ban Ki-moon-it (që shtonte varësinë nga Serbia), këtë vit e shpallën të vdekur Protokollin e EULEX-it (për bashkëpunim policor me Serbinë). Ata vetëm shpallin dhe nuk bëjnë gjë pastaj. Si te puna e pavarësisë, shpallja e së cilës kishte më shumë karakter të përfundimit sesa të fillimit të ri. Qytetarët e Kosovës të cilët do të mund ta shihnin shpalljen e pavarësisë si përmbyllje të përpjekjeve të gjata e të mundimshme, në fakt, më parë po i gëzoheshin pavarësisë si një shans për jetë më të mirë në të ardhmen. Qeveria e Kosovës e cila do të duhej ta shihte shpalljen e pavarësisë si shans për zhvillim e përparim, nuk e hiqte historinë nga goja. Sejdiu e Thaçi nuk angazhohen sepse nuk duan të marrin përgjegjësi. Ata brengosen se kush do të fajësohet pas dështimit, e jo për gjendjen e rëndë aktuale. Thuajse nuk e dinë që janë përgjegjës jo vetëm për atë çfarë e bënë (gabimisht), por edhe për atë që nuk e bënë (fare). Qeverisë i ka mbetur të krenohet me 11 njohjet e pavarësisë gjatë këtij viti. Mirëpo, të gjithë e dimë se as ky numër modest i njohjeve sivjet nuk erdhi nga puna e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj. Ato 11 shtete të botës që u shfaqën në ballinat e gazetave të Kosovës në vitin 2009, e pranuan Kosovën meqë ishin shtete të afërta me fuqitë e mëdha botërore që të parat na e njohën pavarësinë. Njohjet e pavarësisë së Kosovës fillojnë dhe përfundojnë në një rrafsh simbolik që maksimalisht arrin deri te shkëmbimi i ambasadave, ambasadorëve etj., por jo edhe në marrëveshje bilaterale për ekonomi, arsim e shëndetësi nga të cilat do të përfitonte mirëqenia e liria e qytetarëve. Pra, ne nuk kemi problem se kemi një qeveri të madhe për qytetarët, por pse realisht nuk kemi qeveri në shërbim të qytetarëve. Me metodat që janë përdorur në vendet ku neoliberalët thoshin se ‘qeveria e madhe' është problemi, janë bërë orvatje që të bëhet shtetndërtimi në Kosovën e vogël, ku pikërisht abstinenca e qeverisë është problemi. Dikush mund të arsyetojë se ishte Ronald Reagani ai i cili e dobësoi shtetin e ShBA-ve. Reagani e ka ngushtuar shtetin dhe nuk e ka dobësuar atë. Përkundrazi. Gama e aktiviteteve shtetërore në sferën ekonomike e shoqërore eventualisht mund të jetë zvogëluar në favor të sektorit privat, por fuqia e shtetit është shtuar. Qeveria e neoliberalizmit e bën qeverisjen në shërbim të të huajve: të korporatave të huaja dhe të interesave financiare të diplomatëve të huaj që vijnë e shkojnë. Kosova është shndërruar në një vend ku të gjithë kanë perspektivë ekonomike e financiare përveç qytetarëve të Kosovës. Kur shteti ndodhet në miqësi të ngushtë me politikanët dhe të afërmit e pasur të tyre, atëherë nuk ka perspektivë të ndritshme për shumicën dërrmuese që s'janë dhe s'mund të jenë të pasur. Popujt e ndryshëm e duan shtetin e tyre jo pse është shtet, por pse është i tyre. Lojaliteti i qytetarit ndaj shtetit e pason ndjenjën e qytetarit për pronësi mbi shtetin, dhe për shtetin në shërbim të tij si qytetar, e jo anasjelltas. Përkatësia si cilësi e marrëdhënieve midis qytetarit dhe shtetit është e qëndrueshme vetëm kur është e ndërsjelltë. Përndryshe, politika shtetërore nuk paraqet vullnetin e qytetarëve por vullnetin mbi qytetarët. Kurrë nuk do ta fitojmë respektin e botës përmes demokracisë formale të zgjedhjeve periodike (ndonëse as për këtë nuk mund të krenohemi më). Të gjithë pajtohen që Bosnja nuk mund të konsiderohet tamam shtet dhe aq më pak një vend demokratik, megjithëse mban zgjedhje të rregullta dhe mbase më shpesh se kushdo tjetër. Neve do të na çmojnë varësisht nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe e mirëqenies së qytetarëve tanë, varësisht nga ajo sa jemi sovranë në vendin tonë e për vendin tonë, varësisht se sa veprojmë pavarësisht. Për ta arritur këtë, Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore. Dhe, këto ndryshime nisin duke e kuptuar që kriza e rëndë politike dhe socio-ekonomike në Kosovë është krizë vetëm për njërën palë. Është krizë për qytetarët, për masat e gjera të popullsisë. Jo edhe për pushtetarët. Ata s'janë në krizë. Pushtetarët (vendorë e ndërkombëtarë) nuk janë në krizë jo pse ata s'janë të varfër e të papunë si popullsia, dhe meqë kanë bollëk të gjithanshëm për dallim nga ajo, por për shkak se ata s'kanë pengesa të pakalueshme në ushtrimin e pushtetit të tyre mbi popullsinë. Kriza aq e pranishme te popullata, është krizë për jetesë (më të mirë), ndërkaq kriza jo aq e pranishme te pushteti, është krizë për (më shumë) pushtet. Në vitin 2009, sikurse edhe në çdo vit paraprak kemi parë shumë krizë te popullsia që vazhdimisht varfërohej dhe fare pak krizë të pushtetit. Kriza e pakët dhe e rrallë e pushtetit vinte, para së gjithash, nga kundërthëniet e brendshme, nga lufta e brendshme për pushtet e akterëve të ndryshëm që dëshironin ta merrnin pushtetin, ta rrisnin pushtetin ose ta ruanin atë që tashmë e kishin, e jo aq nga rrezikimi i pushtetit si të tillë nga populli. Megjithatë, krerët institucionalë e partiakë në Kosovë janë subjekte që kanë predikate gjithnjë e më negative. Ligjërimi i përditshëm privat e publik në mesin e popullatës i shton predikate të reja negative dhe ia rrit ato ekzistueset pushtetit. Mirëpo, ende jo deri në masën sa predikatet ta përmbysin subjektin. Njerëzit të cilëve iu konvenon kjo situata e tanishme në Kosovë janë të pakët në numër, por ata vazhdojnë të jenë më aktivë dhe sidomos më të organizuar sesa ata që po vuajnë e humbasin nga kjo gjendje. Ndryshimi i vërtetë nis me ndryshimin e popullit, e jo me ndërrimin e qeverive. Ndërrimi i qeverive e ruan qeverisjen e vjetër. Përderisa ushtrimi i pushtetit të tyre mbi qytetarët nuk pëson (po ashtu) krizë për shkak se qytetarët nuk lejojnë të sundohen, nuk do të ketë ndryshime në vitin 2010 sado që i dëshirojmë e urojmë ato.

KOMENTE