Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk kapi dot Mlladiçin, ministri serb Rasim Lajiç jep dorëheqjen
English

Nuk kapi dot Mlladiçin, ministri serb Rasim Lajiç jep dorëheqjen

Beograd, 30 dhjetor, NOA - Pas dështimit të misionit që i ishte ngarkuar për të gjetur ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, një ministër serb ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Fjala është për ish-ministrin e Punës, Rasim Lajiç, i cili kishte premtuar dorëzimin e gjeneralit serbo-boshnjak në Hagë deri në fund të vitit dhe duket se pasi nuk ka mundur dot ta realizojë një gjë të tillë, ka preferuar tërheqjen.

Në fakt, ky ministër serb ka qenë kreu i ekipit përgjegjës për kapjen e të dyshuarve që kërkohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.

Ndërkaq, ish-gjenerali Mlladiç akuzohet për kryerjen e gjenocidit në masakrën e 8 mijë myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në 1995 dhe për rrethimin e Sarajevës.

Arrestimi i tij është i domosdoshëm që Serbia të bëjë hapa përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa tashmë rezulton si i kapur i kërkuari tjetër nga Haga, Radovan Karaxhiç.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE