Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Dështim i sistemit në incidentin me aeroplanin
English

Obama: Dështim i sistemit në incidentin me aeroplanin

Uashington, 30 Dhjetor NOA - Presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi sot se ka pasur "dështime të sistemit" në përpjekjen për të sulmuar aeroplanin që fluturonte në Shtetet e Bashkuara. Obama tha se "shkelja katastrofike e sigurisë" ka lejuar që 23-vjeçari nga Nigeria të hyjë në aeroplan për në SHBA, përkundër lidhjeve të dyshuara të tij me Al Kaidën dhe paralajmërimeve nga babai i tij.

"Sot, përsëri dua t'i flas popullit amerikan, sepse disa informata preliminare që dolën në sipërfaqe në 24 orët e fundit, kanë ngritur shqetësime serioze. Është raportuar se babai i të dyshuarit në incidentin e Krishtlindjeve, i ka paralajmëruar zyrtarët në Afrikë për pikëpamjet ekstremiste të djalit të tij". "Tash po shihet se para disa javësh, informata i kishte kaluar një komponenti të komunitetit tonë të zbulimit, por nuk është shpërndarë siç duhet, në mënyrë që emri i të dyshuarit të mos gjendej në listën e udhëtarëve", tha presidenti Obama. Ai tha se mangësitë kanë lejuar që i dyshuari të shkojë aq larg sa ka shkuar. Obama, i cituar nga RFE tha se ai dëshiron të dëgjojë se ku ka qenë gabimi dhe si mund të mbrojnë Shtetet e Bashkuara më mirë qiellin e tyre. Umar Faruk Abdulmutallab, 23-vjeçar nga Nigeria, dyshohet se është përpjekur ta aktivizojë eksplozivin në fluturimin 253 që i afrohej Detroitit, më 24 dhjetor. Abdulmutallab i kaloi kontrollet e sigurisë në Lagos dhe Amsterdam, ku detektorët standardë të metaleve nuk arritën ta regjistrojnë armën e tij.

KOMENTE