English

Operacion me sukses për një fëmijë shqiptar në Bologna

Bolonja, 30 Dhjetor NOA - Një xhest solidariteti i cili ka ndihmuar jetën e një fëmije 2 vjeçar nga Shqipëria. Pasi kishte pësuar djegie mjaft të rënda dhe ishte në gjendje mjaft të rëndë ai ka shkuar për operacion nga qyteti i tij në Tiranë për tu operuar në një spital në Bolonja. I vogli është pritur menjëherë nga doktorët e spitalit të cilët kanë qenë mjaft të gatshëm që të merrnin përsipër këtë operacion.

Ata vunë re se fëmija kishte djegie të rëndë në rreth 40 % të pjesëve të trupit. Ai ishte shtruar dhe më parë në një spital në Tiranë por asgjë nuk po përmirësohej për të madje gjendja e tij gjatë asaj jave vazhdonte të përkeqësohej.

Për t'u përmendur janë kushtet të cilat në Tiranë nuk plotësoheshin për të kuruar 2 vjeçarin deri në momentin që u transportua nëpërmjet një avioni në spitalin e "Bufalini" ku jeta e të miturit u shpëtua nga doktorët të cilët e operuan atë.

r.b/NOA

KOMENTE