English

Tentoi të vidhte arkën e Xhamisë së Rrogozhinës, arrestohet 38-vjeçari

Kavajë, 30 dhjetor NOA - Një 38-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka vjedhur arkën e Xhamisë së Rrogozhinës.

Burime nga policia thanë se Arben Tefiku 38-vjeç banues në Elbasan dyshohet të ketë hyrë dje në ambientet e brendshme të Xhamisë së Rrogozhinës ku ka tentuar të vjedhë arkën.

Ai është diktuar dhe menjëherë është larguar për ti shpëtuar ndjekjes së policia e cila e arrestoi pak orë më pas.

k.k/NOA

Â

KOMENTE