Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Themelohet komuna e parë me shumicë serbe
English

Themelohet komuna e parë me shumicë serbe

Graçanicë, 30 dhjetor, NOA - Komuna e parë e re me shumicë serbe në Kosovë, tashmë e njohur edhe ligjërisht, ka njohur themelimin e saj. Ajo mban emrin e Graçanicës dhe bëhet me dije se ekziston në bazë të planit të Ahtisaarit për statusin e Kosovës së pavarur. Konkretisht, ajo u ngrit mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve komunale të 15 nëntorit, në të cilat u shënua një pjesëmarrje më e madhe në votime e komunitetit serb.

Kryetari i komunës së re të Graçanicës dhe këshilltarët komunalë të dalë nga zgjedhjet lokale të nëntorit kanë dhënë betimin, duke u zotuar për përmirësimin e kushteve të jetës për komunitetin serb. Nga ana e tyre, autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë mirëpritur funksionalizimin e komunës së Graçanicës sipas planit të decentralizimit, i cili në fajt është pjesë e marrëveshjes për statusin e Kosovës. Ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës, Sadri Ferati e ka vlerësuar themelimin e kësaj komune si një ngjarje historike për integrimin e serbëve në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE