English

Tiranë, automjeti përplas dy të moshuar

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Një 28-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia pasi përplasi me automjetin e tij dy të moshuar.

Aksidenti ndodhi mbrëmë në bulevardin "Bajram Curri" në Tiranë kur 28-vjeçari Arif Selmani, duke drejtuar mjetin Benz veturë, me targë TR 3394 R, ka aksidentuar këmbësorët Myzafer Janina, 81-vjeç dhe Emili Janina, 82-vjeç, të cilët në momentin e aksidentit, po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës, për në krahun tjetër. Të aksidentuarit u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, dhe aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit arrestoi drejtuesin e mjetit për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE