Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: Babadimri nuk pati dhurata, ato i morën politikanët
English

Vetëvendosja: Babadimri nuk pati dhurata, ato i morën politikanët

Prishtinë, 30 dhjetor NOA - Lëvizja Vetvendosja organizoi sot aktivitetin e fundit për vitin 2009. Aktivistët e Lëvizjes të veshur me rroba babadimri, nën slloganin "Babadimri nuk pati dhurata, ato i morën politikanët" iu shpërndanë qytetarëve kuti dhuratash, pa dhurata, brenda të cilave ishin vendosur fletushka me po këtë sllogan.

"Përmes këtij aksioni, simbolikisht u munduam që të paraqesim se si jeta e qytetarit të Kosovës, njësoj sikurse ato kuti pa dhurata, po bëhet e zbrazët dhe pa kuptim. Dhe po bëhet më e zbrazët pikërisht sepse jeta e politikanëve po mbushet përherë e më shumë me pasuri e luks.

Viti 2010 nuk do t'i gjejë punëtorët e shëndetësisë e as ata të arsimit me paga më të larta, pensionistët që me punën e tyre në të kaluarën, e ndërtuan këtë vend, do të vazhdojnë të marrin pensione nënçmuese, nuk do të ketë vende të reja të punës për qytetarët e papunë e as arsim më të mirë për të rinjtë e këtij vendi.

Por, a e dini çfarë do të sjellë ky vit? Para më shumë për deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët edhe ashtu paguheshin 5 herë më shumë se sa paga mesatare në Kosovë; ky vit do të sjellë para më shumë për kryeministrin, ministrat, e presidentin të cilët do të përfitojnë personalisht, nga privatizimi apo shitja e ndërmarrjeve dhe pasurive natyrore të vendit tonë" thuhej në deklaratën e kësaj lëvizjeje lëshuar sot.

Sipas aktivistëve politikanët e Kosovës, pa dallim pozitë-opozitë, po përfitojnë shumë nga mjerimi i qytetarëve dhe jetën e këtyre të fundit vazhdimisht po e zbrazin.

"E normalisht që, as në vitin që po na vjen nuk do të ketë dhurata për fëmijë, sepse ato i morën këta politikanë njësoj siç po e marrin edhe të ardhmen e këtyre fëmijëve duke zbatuar në Kosovë projekte të dëmshme politike dhe ekonomike të cilat, vendin tonë po e shpien në humnerë.

Nuk do të ketë jetë të mirë për aq sa na udhëheqin njerëz të korruptuar që mund të jenë në shërbim të kujtdo tjetër përveç qytetarëve. Nuk do të ketë jetë të mirë për popullin e Kosovës deri atëherë kur vendimet për këtë jetë i merr vetë qytetari; deri atëherë kur politikani vihet në shërbim të popullit dhe i jep llogari vetëm këtij të fundit' përfundon deklaratën e saj lëvizja Vetëvendosja.

k.k/NOAÂ

KOMENTE