English

Kavajë, i moshuari godet me leve dhe gurë në kokë një person

Kavajë, 31 dhjetor NOA - Godet me leve e gurë në kokë një 59-vjeçar, arrestohet nga policia i moshuari.

Ngjarja ndodhi dje në Kavajë kur Isuf Rraklli 74-vjeç ka qëlluar me leve e gurë 59-vjeçarin Shaban Lushka.

Gjithçka ndodhi pas nje sherri mes dy burrave, që sipas policisë nisi për motive të dobëta.

Pas fjalëve të ndërsjella, 74-vjeçari ka goditur kundërshtarin e tij me disa sende të forta që i ka gjetur në atë moment.

Plagët që ka marrë në kokë kanë detyruar mjekët e spitalit të Kavajës ku u transportua fillimisht i plagosuri, ta dërgojnë në Spitalin Ushtarak në Tiranë nga mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

k.k/NOA

KOMENTE