Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mos e harroni luftën tjetër amerikane
English

Mos e harroni luftën tjetër amerikane

Çmimi i luftës në Irak ishte i madh dhe ndoshta i pambrojtshëm. Megjithatë, Iraku ende mund të shndërrohet në një model të jashtëzakonshëm për botën arabe. Njerëzit e tij po i negociojnë dallimet mes tyre, kryesisht paqësisht; politika e tij po bëhet më pluraliste dhe më demokratike; shtypi i tij është i lirë; provincat e tij kanë autonomi; fokusi i tij është kthyer kah biznesi dhe kah krijimi i mirëqenies, e jo kah religjioni dhe xhihadi. Administrata e Obama pra ka një dritare të hapur për t'i çimentuar këto përfitime në vitin 2010

Nga Fareed Zakaria

A ju kujtohet Iraku? Ka muaj të tërë që vëmendja jonë është fokusuar në Afganistan, prandaj mund të jeni të sigurt se kjo ndërhyrje do të mbulohet detajisht, varësisht se si do të shtrihet në vitin 2010. Mirëpo viti që po vjen do të mund të jetë edhe më i rëndësishëm për Irakun. Ky shtet do të mbajë zgjedhje në muajin mars, për të përcaktuar ardhmërinë e tij politike. Ka gjasa që do të pasojnë muaj të tërë negociatash e pazaresh të vështira elektorale, të cilat do të mund të provokojnë kthimin e dhunës. SHBA ende ka 120,000 ushtarë të stacionuar në Irak, ndërkohë që të gjitha forcat ushtarake është paraparë të tërhiqen prej atje në gusht, duke testuar kështu edhe më tej aftësinë e shtetit për të administruar sigurinë e vetvetes. Mënyra se si do të tërhiqemi nga Iraku është po aq kruciale sa edhe ajo se si do të pozicionohemi në Afganistan: Nëse menaxhohet keq, kjo tërheqje do të jetë katastrofale. Nëse bëhet mirë, ajo mund të lërë prapa një sukses domethënës. Le të analizojmë pak historinë. Thënën me terme ushtarake, ndërhyrja në Irak ishte një sukses. Ajo mposhti një kryengritje të ndyrë, zvogëloi substancialisht dhunën dhe e stabilizoi shtetin. Mirëpo, sipas formulimit të presidentit Bush, qëllimi i ndërhyrjes ishte dhënia e rastit liderëve irakianë që t'i zgjidhnin dallimet e mëdha politike mes tyre. Ishin pikërisht këto dallim - posaçërisht ato mes sunnitëve dhe shpitëve - që edhe e nisën luftën civile atje. Nëse ato nuk janë zgjidhur, lufta mund të rifillojë, ose të merr ndonjë formë tjetër, duke e shtyrë Irakun përfundimisht drejt ndarjes ose shkatërrimit. Dallimet politike në Irak nuk janë zgjidhur. Çështja më e tensionuar mbetet grindja mes shpitëve, sektit më të madh në vend, dhe sunnitëve, një pakicë kjo që tradicionalisht përfaqësonte elitën e shtetit. Indikacioni më i thjeshtë se çështjet mes dy komuniteteve janë ende të pazgjidhura është fakti se vetëm disa prej 2 milionë irakianëve që e braktisën shtetin mes viteve 2003-2007 - Shumica e të cilëve ishin sunnitë - janë kthyer prapa (Numra të qëndrueshëm është vështirë të sigurohen, megjithëse shifra nuk është rritur më shumë se për disa dhjetëra-mijëra gjatë kësaj vere). Komisioneri i Lartë për Refugjat i Kombeve të Bashkuara rikonfirmoi këtë muaj se Iraku mbetet një vend i rrezikshëm për grupet minoritare, dhe se ata, rrjedhimisht, nuk duhet të detyrohen për t'u kthyer në Irak. Sunnitët në Irak mbeten të margjinalizuar politikisht. Ndërkohë që ekziston një rritje e tensioneve me kurdët, të cilët administrojnë një kuazi-shtet autonom në veri të Irakut. Kurdët kontrollojnë tri provinca irakiane, por i aspirojnë edhe tri qytete të rëndësishme me popullatë të përzier - matanë këtij "kufiri". Ata po ashtu e kundërshtojnë edhe autoritetin e qeverisë qendrore sa i përket kontratave të naftës, duke negociuar kështu si të pavarura 30 marrëveshje të ndara, dhe duke bllokuar rrjedhën e naftës jashtë rajonit kurd. Gjithë këtyre problemeve duhen shtuar edhe ‘vizatimi' i kufijve dhe rregullat zgjedhore. Sfida themelore është shumë e thjesht për t'u thënë, por tepër e vështirë për t'u plotësuar. Iraku ka nevojë për një marrëveshje stabile të ndarjes së pushtetit, e cila i shtynë që të tri palët që të investojnë në shtetin e ri. Për të ndodhur kjo, që të tri palët duhen bërë kompromise. Ndërkaq, qendra kryesore pozitive në gjithë këtë gjë mund të jenë SHBA. Në vitet e kaluara të okupimit, administrata e Bush asnjëherë nuk e shtyrë sa duhet qeverinë irakiane për të ndalojë këto marrëveshje. Ky ishte një gabim historik, sepse SHBA kishte një ndikim enorm politike tek irakianët gjatë asaj kohe. Madje edhe më vonë, administrata e Bush u tërhoq nga presioni i fuqishëm kundrejt irakianëve, një vështirësi kjo e pranishme edhe në raportet me afganët dhe me pakistanezët. Sido që të jetë, SHBA vazhdon të ketë një ndikim të konsiderueshëm në Irak. Me sa duket, diplomacia amerikane ishte vendimtare për bindjen e kurdëve që të pajtohen me zgjedhjet e marsit. Raportohet se presidenti Obama e kontaktoi liderin kurd, By all accounts, dhe i bëri presion që t'i tërheq vërejtjet e tij, duke eliminuar kështu edhe pengesën e fundit. Derisa të tërhiqen trupat amerikane, diplomacia amerikane do të duhej të bëhet më agresive dhe këmbëngulëse, për t'i shtyrë kështu të tri grupet që t'i zgjidhin çështjet elementare për ndarjen e pushtetit. Çmimi i luftës në Irak ishte i madh dhe ndoshta i pambrojtshëm. Megjithatë, Iraku ende mund të shndërrohet në një model të jashtëzakonshëm për botën arabe. Njerëzit e tij po i negociojnë dallimet mes tyre, kryesisht paqësisht; politika e tij po bëhet më pluraliste dhe më demokratike; shtypi i tij është i lirë; provincat e tij kanë autonomi; fokusi i tij është kthyer kah biznesi dhe kah krijimi i mirëqenies, e jo kah religjioni dhe xhihadi. Administrata e Obama pra ka një dritare të hapur për t'i çimentuar këto përfitime në vitin 2010.

Newsweek Â

KOMENTE