Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Putini kërcënon që të tregojë forcën
English

Putini kërcënon që të tregojë forcën

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje të re mbi çarmatimin, kanë marrë një goditje të papritur. Befasia ka ardhur nga kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili ka fajësuar palën amerikane dhe ka folur për një sistem të ri armatimi të Moskës

Moske, 31 Dhjetor NOA - Rusia duhet të zhvillojë armë ofensive, deklaroi së fundi kryeminsitri rus, Vladimir Putin. Por, çfarë do të thotë saktësisht sistemi ofensiv i armatimit? "Kur flasim për sistem strategjik ofensiv armatimi në Rusi, ne flasim vetëm për armë bërthamore", sqaron për Radion Evropa e Lirë Aleksandër Glotz, ekspert i çështjeve ushtarake. Ai shton se deklaratat më të fundit të Moskës për këto sisteme armatimi tingëllojnë si plane të mëdha, por që nuk dihet se kur do të realizohen. "Ka pasur bisedime rreth zhvillimit të një sistemi të ri raketor për forcat strategjike ruse. Kur komandanti i forcave strategjike thotë se raketa të tilla do të jenë gati në vitin 2016, por, në fakt, këto plane nuk janë diskutuar fare më herët, atëherë është e vështirë të imagjonhet se kur mund të jenë gati sisteme të tilla", pohon Glotz. Moska zyrtare është përpjekur që ta luajë kartën e një sistemi armësh ofensive në bisedimet me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje mbi çarmatimin. "Në fakt, është e çuditshme përdorimi i një argumenti të tillë. Amerikanët kanë përparësi të qarta sa u përket sistemeve të lëshimit. Ata njohin fare mirë dhe kapacitetet e industrisë ruse. Në këto kushte, është e qartë se përparësia ushtarake e Shteteve të Bashkuara do të jetë edhe në një të ardhme raltivisht të largët". "Nuk ka asnjë sekret në faktin se fuqia bërthamore e Rusisë është e vjetër krahasuar me atë amerikane. Në këto kushte, më së shumti për arsye sigurie, Rusia duhet të heqë një sasi më të madhe të këtij armatimi", thotë Goltz. Eksperti i çështjeve ushtarake shton se deklaratat e fundit të kryeminsitrit rus bëhen për përfitime të natyrës politike. "Deklaratat e Putinit janë thjesht politike. Sistemi i mbrojtjes raketore amerikane nuk mund as tani, as në një të ardhme të parashikueshme, të kërcënojë potencialin bërthamor të Rusisë", thotë Goltz. Ai shton se të dyja palët, si Uashingotni dhe Moska, kishin rënë dakord të mos bënin deklarata rreth ecurisë së bisedimeve për marrëveshjen e çarmatimit. Kjo është respektuar në parim nga të dyja palët. Për çudi, thekson Glotz, situata po ndryshon tani kur gjërat kanë hyrë në fazën përfundimtare. Kryeminsitri rus, në këtë moment delikat, bën një deklaratë të tillë të bujshme. Por, sipas ekspertit të çështjeve ushtarake, kjo e ka një shpjegim. "Mendoj se Putini po tregon se kush është në krye të punëve në Rusi", përfundon Glotz për radion Evropa e Lirë.

Â

KOMENTE