Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Finlandës, Presidenti i Kosovës ngushëllon homologen e tij
English

Masakra e Finlandës, Presidenti i Kosovës ngushëllon homologen e tij

Prishtinë, 1 Janar 2010 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ngushëlloi Presidenten e Finlandës, Tarja Halonen me rastin e ngjarjes së djeshme tragjike në qytetin Espoo të Finlandës, ku një qytetar me prejardhje nga Kosova kreu një sulm kriminal duke u shuar jetën pesë qytetarëve finlandezë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen. Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami: Â

"Shkëlqesisë së Saj, Tarja Halonen, Presidente e Republikës së Finlandës;

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen tragjike të jetës së pesë qytetarëve të vendit tuaj, pas një akti të rëndë kriminal që kreu sot në qytetin Espoo një qytetar me prejardhje nga Kosova".

"Lajmi për këtë tragjedi, - vazhdon mesazhi i z.Sejdiu, - është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj, e nderuara Presidente, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë dhe të solidaritetit t'ua përcillni edhe familjeve të viktimave dhe gjithë popullit finlandez".

"Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre", - përmbyllet mesazhi ngushëllues nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.

***

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi, ngushëllon homologun e tij, kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, qeverinë dhe qytetarët e Finlandës, me rastin e krimit të rëndë, që ndodhi në periferi të Helsinkit.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: "I nderuari kryeministër Vanhanen, Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për krimin e rëndë, të shkaktuar nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, i cili mori jetën e 5 qytetarëve të pafajshëm të vendit tuaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju, qeverinë tuaj, popullin finlandez dhe në veçanti për familjet e viktimave".

"Në këto momente të vështira, - vijon mesazhi, - populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, qëndrojnë përkrah jush për të ndarë këtë dhembje të madhe".

Lexoni lajmin mbi ngjarjen ose hyni këtu

FOTOT

Helsinki, 31 Dhjetor NOA - Shqiptar është personi që sot i mori jetën katër personave dhe ekzekutoi ish-të dashurën e tij duke e mbyllur masakrën me vetëflijim, konfirmojnë burime policore lokale në Helsinki, për radion shtetërore të Finlandës. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në lokalitetin disa kilometra larg kryeqytetit të Finlandës, Helsinki. Autor i masakrës u identifikua Ibrahim Shkupolli, një 43 vjeçar me kombësi shqiptar

nga Kosova, prej disa vitesh emigrant në Finlandë, por policia finalndeze, zyrtarisht nuk e konfirmoi kete raportim te mediave vendase.

Nga hetimet e policisë doli se gjithçka ndodhi pranë qendrës tregtare "Sello" në lokalitetin Espoo afër Helsnikit.

Ibrahimi ka hapur zjarr me një armë me plumba të kalibrit 9 mm, duke vrarë në mënyrë të menjëhershme katër persona, në një grup njerëzish që ishin duke bërë blerjet e fundvitit.

"Ne besojmë se motivet e krimit gjenden te probleme personale të autorit që u vetëflijua", tha sot në një konferencë për mediat, shefi lokal i policisë, Jukka Kaski.

Ai detajoi se Shkupolli fillimisht kishte vrarë ish-të dashurën në banesën e saj, rreth mëngjesit të 31 dhjetorit në 09.15.Â

Më pas, në kushte të një tronditjeje të fortë psikoligjike, në 10.00 ai ka mbërritur në qendrën tregtare "Sello" ku ka përdorur sërish armën, këtë herë duke i marrë jetën katër personave dhe plagosur disa të tjerë.

Në orën 15.15 të ditës së sotme, Shkupolli u gjet i vrarë në një cep rruge jo larg vendit të masakrës kryesore dhe policia flet për vetëvrasje të 43-vjeçarit.

e.r/r.d/NOA
KOMENTE