English

Policia italiane zbulon 400 kg marijuanë, erdhi përmes detit nga Shqipëria

Leçe, 1 Janar 2010 NOA - Trafiku i drogës përmes detit nga Shqipëria në Itali ka vazhduar edhe gjatë orëve të para të vitit të ri 2010 sepse sot policia në vendin fqinjë zbuloi dhe sekuestroi një gomone në të cilën u gjetën 400 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Burime zyrtare të policisë italiane i thanë bashkëpunëtores së agjencisë NOA se sasia e drogës u zbulua në ujërat e Castro Marina, jo larg portit të Leçes.

Policia tha se gomonia të cilën e ndoqën edhe me helikopter siç dallohet dhe në një nga fotot që shoqërojnë këtë raport, por personat që posedonin drogën arritën të zhduken dhe braktisën mjetin lundrues.

Nga kontrolli që iu bë gomones, u sekuestrua dhe sasia e madhe e drogës që shihni në foton kryesore.

Policia italiane e Leçes tha se gomonia kishte ardhur nga ujërat shqiptare, ndoshta nga Vlora, kishte përshkuar ngushticën e Otrantos dhe më tej ishte futur në ujërat italiane duke arritur deri tek Castro Marina ku edhe iu nënshtrua ndjekjes policore.

j.s/r.b/NOA

Â

KOMENTE