Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Batica e detit shkakton përmbytje në Lezhë, dëmtohen dhjetëra shtëpi
English

Batica e detit shkakton përmbytje në Lezhë, dëmtohen dhjetëra shtëpi

Lezhë, 2 Janar NOA - Disa dhjetëra shtëpi janë përmbytur për shkak të nivelit të ujit deri në një metër që ka pushtuar sot duke nisur nga orët e para të mëngjesit zonën e Shëngjinit në Lezhë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Mësohet se batica e detit ka shkaktuar çarjen e brezit të rërës dhe depërtimin masiv të ujit në pjesën më të madhe të zonës së Shëngjinit.

Situatë më e rënduar konstatohet në Ishull Shëngjin ku shumë familje po largohen nga shtëpitë duke marrë sende vetjake dhe kërkuar strehim tek të afërm të tyre në zona larg asaj që është përmbytur.

Situatë e ngjashme raportohet edhe në rajonin e Shkodrës ku problem mbetet përmbytja sidomos e tokave bujqësore dhe rrugëve që lidhin fshatrat me qytetin.

Kryeministri Sali Berisha i cili gjendej në Dajt për pushimet e Vitit të Ri, sipas një informacioni që dha zyra e tij e shtypit, ka ndërprerë pushimet dhe ka vendosur të shkojë në Lezhë për të inspektuar nga afër zonat e përmbytura.

a.b/r.b/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin: Drini dhe Buna dalin nga shtrati, përmbyten disa zona të Shkodrës

Â

KOMENTE