English

Deklarimi i të ardhurave, kërkohet përmirësimi i regjistrit të të dhënave "Elena"

Berlin, 2 Janar NOA/DW - Pas kritikave të ashpra, Ministria Federale e Punës paralajmëroi përmirësimin e regjistrit qendror të të dhënave "Elena". Të diskutueshme mbeten ndër të tjera të dhënat për mungesat e punëtorëve në punë dhe pjesëmarrjen e tyre në greva.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punës tha për gazetat e grupit të medieve "WAZ", se së shpejti do të përpilohet një formular i ri adekuat për të dhënat e punëtorëve.

"Elena" është shkurtesa e emrit "vërtetimi elektronik i të ardhurave" dhe është projekti më i madh i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave në Gjermani.

Në bazë të këtij projekti të gjithë punëdhënësit janë të detyruar, që të dhënat mbi të ardhurat e punonjësve të tyre t'ia përcjellin kësaj qendre.

Pastaj nga viti 2012, entet për punë dhe çështje sociale, në bazë të këtyre të dhënave do të vendosin se kujt do t'i aprovojnë dhe kujt do t'i refuzojnë ndihmat shoqërore.  Â

Â

KOMENTE