Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erë e re kontrollesh edhe më të hollësishme në aeroportet amerikane
English

Erë e re kontrollesh edhe më të hollësishme në aeroportet amerikane

Nga Michael Bowman

Uashington 2 Janar Udhëtarët janë mësuar tashmë me kontrollet e zakonshme nëpër aeroporte dhe skanimet për sende metalike. Por në një epokë eksplozivësh plastikë dhe përbërësish të avancuar kimikë, sistemet e përdorura deri tani nuk i përmbushin plotësisht nevojat. Kip Holi është ish kreu i Administratës amerikane Për Sigurinë e Transportit, e cila merret me kontrollin e pasagjerëve dhe valixheve të tyre. "Pika e dobët ku duhet të përqendrohemi ne është mundësia e ndonjë bombe në trup."

Zyrtarët hollandezë kanë urdhëruar skanime të hollësishme të trupit për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara.

Eksperti i terrorizmit M.J. Gohel nga Fondacioni i Azi-Paqësorit në Londër e përshëndet këtë masë.

"Këto makineri skanimi janë shumë efikase. Ata tregojnë trupin e një personi dhe çdo mjet të huaj që mund të jetë i ngjitur në të. Ky lloj skanimi me rreze x do ta kishte zbuluar eksplozivin që kishte individi në fluturimin për në Detroit. Por këto mjete ende po testohen."

Më pak se 20 aeroporte në Shtetet e Bashkuara kanë makineri për skanimin e plotë të trupit, të cilat kushtojnë 170 mijë dollarë secila. Këtë vit, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ndalimin e përdorimit të gjerë të kësaj teknologjie për skanimin e pasagjerëve. Një kongresmen që ishte një nga hartuesit e projektligjit i përshkroi skanimet trupore si kontrolle të hollësishme që publiku amerikan nuk duhet t'u nënshtrohet, dhe sugjeroi përdorimin e qenve që nuhatin eksplozivë, si metodë që nuk e prek aq thellë privacinë e njerëzve.

Bashkimi Amerikan për Liritë Civile ka thënë se skanimet trupore janë sulm poshtërues ndaj dinjitetit njerëzor dhe qytetarët e një vendi të lirë nuk duhet ta tolerojnë atë.

Por deklarata e kësaj organizate, ashtu sikurse edhe votimi në kongres ndodhën para tentativës për sulm terrorist ndaj aeroplanit javën e kaluar. Presidenti Barak Obama e përshkroi incidentin si dështim të sistemit të sigurisë amerikane, dhe zyrtarët amerikanë kanë premtuar të bëjnë ç'është e mundur për të parandaluar përsëritjen e një rasti të tillë.

Kip Holi thotë se amerikanët duhet të vendosin mes shqetësimeve të privacisë dhe nevojës për udhëtime të sigurta.

Por edhe udhëtarët amerikanë nuk janë të gjithë dakord me skanimet trupore.

Ekspertët paralajmërojnë se pavarësisht se çfarë masash sigurie merren, terroristët adaptohen për të gjetur mënyra të reja për t'i mposhtur ato. Megjithatë, niveli i lartë i sigurisë mund të arrihet nëse publiku do të ishte i gatshëm të pranonte disa metoda më ndërhyrëse, sipas ish analistit të CIA-s, Majkëll Shojër.

"Është e pamundur të krijosh një sistem sigurie ku nuk shpëton asgjë nëse nuk pranon ta ngadalësosh sistemin ajror dhe të vësh në zbatim procedura që prekin privacinë para se amerikanët të hipin në aeroplan."

Shumica e aeroporteve amerikane që kanë mjetet për skanim trupor i përdorin ato vetëm për kontroll sekondar për pasagjerët që nevojitet ekzaminim më i hollësishëm. Por nëse mjetet skanuese do të përhapen dhe si do të përdoren, do të jetë ndoshta një temë e rëndësishme debati në seancat e kongresit në fillim të vitit të ardhshëm. /voa/

KOMENTE