Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përdhunohet vajza shqiptare në Itali, një turk e një shqiptar sulmojnë dy vajza
English

Përdhunohet vajza shqiptare në Itali, një turk e një shqiptar sulmojnë dy vajza

Firence, 2 Janar 2010 NOA - Një 25-vjeçare shqiptare është bërë viktimë e përdhunimit nga një person ende i panjohur, kurse një adoleshent turk dhe një tjetër shqiptar, kanë sulmuar dy vajza me qëllim shuarjen e epsheve seksuale.

Ngjarjet kanë ndodhur pikërisht në ditën e parë të vitit të ri 2010, informon korrespondentja e agjencisë NOA, e cila citon burime zyrtare nga policia e Firences.

E para ndodhi në San Silvestro të qytetit Firence në Itali. Sipas denoncimit që bëri 25-vjeçarja shqiptare, emigrante e rregullt, ajo ishte duke kaluar nënkalimin pranë stacionit të trenit të Rifreddi, kur u sulmua nga një mashkull për të cilin pak të dhëna ka për identitetin e tij.

Gjithçka ka ndodhur në orën 02.30 të mëngjesit të 1 janarit dhe e reja shqiptare ka pësuar plagë për shkak të dhunës së përdorur gjatë abuzimit seksual.

Ajo u dërgua në spitalin lokal ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë po dje, dy vajza të mitura 16-vjeçare nga Empoli denoncuan në numrin 113 duke kërkuar ndihmë pasi po sulmoheshin nga dy djem të rinj, të cilët sot paradite, policia tha se i identifikoi si një shqiptar 18 vjeçar dhe një turk 16 vjeç, por emrat nuk i publikoi pasi hetimet po vazhdojnë.

Policia tha se ngjarja u lokalizua në rrugën Orsanmichele në Firence, kurse konfirmoi se dy adoleshentët nuk arritën qëllimin e tyre pasi klithmat e vajzave dhe njoftimi i policisë bëri që në vendngjarje, të mblidheshin njerëz e më tej forcat e policisë.

j.s/r.b/NOA

Â

KOMENTE