English

Kapen tre shqiptarë në Itali, tentuan të vrisnin një kosovar

Firenze, 4 Janar NOA - Ditën e sotme u bë i mundur arrestimi i tre shqiptarëve të cilët tentuan të vrisnin një djalë 19 vjeçar nga Kosova. Djemtë shqiptarë janë nga mosha 19 deri në 27 vjeç por identiteti i tyre nuk është bërë publik nga forcat policore të Firenzes. Ky episod ka ndodhur më datë 5 tetor ku shqiptarët të pajisur me armë zjarri të cilat i kishin pa leje tentuan të vrisnin një bashkëmoshatar të tyre nga Kosova.

Policia vendase mori shkas për arrestimin e tyre pasi midis këtyre shtetasve kishte patur dhe konflikte të tjera.

Dy ditë përpara se të sulmonin kosovarin ata kishin patur konflikt dhe me dy shtetas të tjerë shqiptarë në brendësi të mjediseve të një lokali në Firenze.

Kjo gjë kishte vazhduar dhe më pas me një zënkë midis dy grupeve. Karabinierët i arrestuan të tre shqiptarët me akuzën e tentimit për vrasje dhe armëmbajtjes pa leje ku do të përballen përpara trupit gjykues dhe do të merret vendimi për to.

r.b/NOA

KOMENTE