Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peshkatarët në Pogradec nxjerrin nga rrjetat kufomën e një personi
English

Peshkatarët në Pogradec nxjerrin nga rrjetat kufomën e një personi

Pogradec, 4 Janar NOA Alba Filipi/ - Një person ka gjetur vdekjen në rrethana ende të paqarta dhe trupi i tij u gjet sot nga një grup peshkatarësh në ujërat e liqenit të Pogradecit, ndërkohë që po peshkonin me rrjeta, informon korrespondentja e agjencisë NOA.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila tha se mori në pyetje tre peshkatarë. Ata kanë treguar se ishin duke u përpjekur të zinin peshk me rrjeta dhe teksa po e tërhiqnin njërën prej tyre kur gjendeshin në varkë, papritur në sipërfaqe doli trupi i një mashkulli.

Policia dhe ekspertët e saj bënë të ditur se trupi ishte i dekompozuar. Bëhet fjalë për një mashkull në moshë ende të pacaktuar.

Ajo që i mbetet policisë aktualisht, është të verifikojë personat e shpallur të zhdukur në rajonin e Korçës, kurse vetë peshkatarët i druhen mundësisë që viktima të jetë një prej ish-kolegëve të tyre.

a.f.r.b/NOA

KOMENTE