English

Sekretari personal i Papës, vizitë në spital gruas që e sulmoi atë

Romë, 4 janar, NOA - Sekretari personal i Papa Benediktit i ka bërë një vizitë në spital gruas e cila sulmoi Papën gjatë meshës së Krishtlindjeve. Fjala është për një 25 vjeçare italo-zvicerane e cila vuan nga probleme mendore dhe po trajtohet në një klinikë psikiatrike në afërsi të Romës.

Në meshën e Krishtlindjeve ajo i është hedhur Papës përsipër, duke i shkaktuar rrëzimin përtokë, por për fat të mirë nuk ka arritur që ta lëndonte.

Bëhet me dijeni se në rrëmujën e shkaktuar prej hedhjes së saj, Papa e humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, por u ngrit menjëherë përsëri dhe thuhet se nuk ka pësuar asnjë lëndim prej këtij gjesti të kryer nga besimtarja.

Gruaja e ndaluar më pas nga policia ka dëshmuar se ka dashur vetëm që ta përqafonte Papën dhe se nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj tij, ndërsa thuhet se ishte me të meta mendore.

Ndërkaq, mediat bëjnë me dijeni se sekretari i Atit të Shenjtë i ka konfirmuar gruas së sëmurë në spital se Papa e ka falur për incidentin e kryer ndaj tij.

n.e/NOA

KOMENTE