Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtohen misteret për emigrantin vlonjat, erdhi për Vitin e Ri dhe u zhduk
English

Shtohen misteret për emigrantin vlonjat, erdhi për Vitin e Ri dhe u zhduk

Vlorë, 4 Janar NOA - Kërkimet e shumta të bëra për të gjetur 28-vjeçarin Riza Koçiraj, emigranti nga Vlora që erdhi të kalojë Vitin e Ri nga Torino e Italisë, vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme për familjarët dhe policinë megjithë përpjekjet e bëra.

I riu vlonjat Riza Koçiraj kishte ardhur në Portin e Vlorës pikërisht më 28 dhjetor 2009 dhe kishte sjellë edhe disa plaçka të cilat i nisi me një makinë duke lajmëruar se do të mbërrinte në shtëpi pak orë më vonë.

Familjarët tregojnë se telefonata e fundit me Rizanë, ka qenë ajo me të cilën ai i njoftonte se ishte nisur për në Vlorë, por do të vonohej pak orë.

Nga informacionet që mblodhën të afërmit si dhe nga hetimet policore, mësohet se i riu një natë kishte fjetur në Fier dhe të nesërmen ishte parë nga shoferi i autobusit Vlorë-Tiranë, gjatë rrugës për në Vlorë.

Shoferi ka treguar se e kishte emigrantin që rezulton i zhdukur dhe ka pohuar se në qytetin e Lushnjës ai ishte larguar nga mjeti për të vazhduar, kushedi se ku.

Në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e njeriut të tyre të afërt, familjarët kanë dhënë një numër celulari: 0694202375 dhe apelojnë që të ofrohet çdo lloj informacioni që mund të çojë në gjetjen e 28-vjeçarit Riza Koçiraj.

a.d/r.b/NOA

Ngjarje e ngjashme sot: Zhduket pronari i një lokali në Tiranë, policia merr dëshmitë e familjes

KOMENTE