Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhduket pronari i një lokali në Tiranë, policia merr dëshmitë e familjes
English

Zhduket pronari i një lokali në Tiranë, policia merr dëshmitë e familjes

Tiranë, 4 Janar NOA - Një biznesmen në kryeqytet rezulton të jetë zhdukur prej të paktën tetë ditësh dhe asgjë nuk dihet për vendndodhjen e tij ndërkohë që familja i është drejtuar për ndihmë policisë duke iu frikësuar enigmës së pazbardhur.

Arjan Bulku, 39 vjeç, pronar i një lokali në Tiranë, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, me banim në Tiranë, rezulton të jetë i zhdukur që prej datës 27 dhjetor 2008.

Burime në sektorin e krimit kundër personit të policisë së Tiranës, i thanë sot agjencisë NOA se Arjan Bulku që ju shihni në foto, për herë të fundit është parë duke dalë nga shtëpia e tij pranë qytetit të nxënësve në Tiranë.

Familjarët e Bulkut i thanë policisë se Arjani është larguar pasditen e së dielës, rreth orës 17.30, duke u thënë se do të shkonte tek një teknik për të rregulluar televizorin dhe pastaj nuk ishte kthyer më.

Arjan Bulku, ka lëvizur me makinën e tij, një veturë e markës Wolksvagen tip Golf me ngjyrë të verdhë me targa, TR 1947 S.

Nga dëshmitë e marra, Arjani para se të zhdukje, pak pasi kishte dalë nga shtëpia, ishte ndalur për disa minuta në lokalin e tij dhe mandej kishte vazhduar rrugën me makinë për të mos u parë më nga askush.

Ndërkohë celulari i tij që në ato momente ka rezultuar i fikur dhe familjarët pohuan se asnjë mundësi tjetër nuk kishin se ku të gjenin të afërmin e tyre.

Familja thekson se Arjani nuk dihej të kishte probleme me askënd kurse policia tha se po bën kërkime të vazhdueshme dhe po heton në disa pista, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

r.b/NOA

KOMENTE