Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi SOS në botë: Po shtohet numri i refugjatëve mjedisorë
English

Alarmi SOS në botë: Po shtohet numri i refugjatëve mjedisorë

Uashington, 5 janar, NOA - Një dukuri e re po vihet re më së fundi në lëvizjet demografike të botës, ajo e krijimit të një kategorie të re refugjatësh, siç janë ata që shkaktohen nga ndryshimet klimatike. Bëhet fjalë për personat të cilët braktisin shtëpitë e tyre të detyruar nga ndryshimi i klimës, numri i të cilëve po shtohet frikshëm gjatë javëve të fundit.

Alarmi është dhënë nga një përfaqësues i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Evropën Jug-Lindore dhe Azinë sipas të cilit refugjatët mjedisorë po paraqesin një situatë SOS, për shkak të fatkeqësive gjithnjë e më shumë' të shpeshta që po ndodhin në botë.

Sipas tij, në dekadat e ardhshme numri i tyre mund të arrijë deri në disa dhjetëra milionë. Rezultatet jepen paraprakisht bazuar në një sondazh të organizuar nga ekspertë për migrimin.

"Refugjatët e mjedisit kanë humbur çdo gjë", pohon përfaqësuesii Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Evropën Jug-Lindore dhe Azisë lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE